Connect with us

Ferizaj

Disa nga marketet në Ferizaj zbatojnë masat parandaluese

Published

on

Menaxhmenti i “Plus Marketit” në Ferizaj si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit, në mbrojtje të personelit dhe konsumatorëve ka vendosur pikat referuese në dysheme për distancën që duhet mbajtur konsumatorët mes njëri-tjetrit.

Menaxheri i këtij marketi, Remzi Bytyqi, tha se shenjat janë vendosur para disa ditëve dhe po respektohen mjaftë shumë nga konsumatorët.

“Kemi vendosur shiritat që t’iu tregojmë konsumatorëve që të mbajnë distancën, po ashtu kemi bërë edhe dezinfektimin e marketit dhe krejt kjo për të ruajtur shëndetin edhe të punonjësve, por edhe të konsumatorëve”,tha Bytyqi.

Kurse, Syrjana Salihu  e cila punon në arkë, tha se pas vendosjes së këtyre shenjave  po ndjehet më e mbrojtur.

“Po ndihem më e sigurtë, kisha frikë ditëve të tjera e tash po ndjehem më e mbrojtur, edhe unë por edhe blerësit”,tha Salihu.

E disa prej marketeve në Ferizaj sic janë “Interex” dhe “Spar”,  kanë vendosur edhe dezinfektues të duarve në hyrje të marketit për të gjithë konsumatorët, si obligim për ta që të pastrojnë duart gjatë hyrjes, veprim ky i cili  është shumë i dobishëm të  praktikohet edhe bizneset tjera.

“I kemi marrë të gjitha preventivat, përfshirë dezinfektuesit, sinjalizimet, por kemi angazhuar edhe sigurimin që të kujdesen që konsumatorët të mbajnë distancën e duhur”, tha Drilon Sejdiu, menaxher në ‘’Interex”, Ferizaj.

Vendosja e shenjave nëpër markete për mbajtjen e distancës prej një metër, si masë parandaluese për përhapjen e Koronavirusit në vend, është bërë obligative gjatë ditës së djeshme  nga Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Trending