Connect with us

Ferizaj

Ferizajasi me COVID-19 është përcjellur nga Aeroporti drejt në klinikë

Published

on

      Janë konfirmuar edhe 4 raste të reja të prekur me koronavirus, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Kosovë në 28.  

  Rastet e fundit janë një nga Ferizaj, dy nga Prishtina dhe një nga Gjakova.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se nga katër rastet e konfirmuara, njëri është mashkull, 32 vjeç me vendbanim në fshatin Bibaj të Ferizajt i cili së fundmi ka ardhur nga Gjermania dhe nga aeroporti është vendosur në karantinë në Prishtinë.
Ndërsa tre rastet tjera janë femra dhe janë raste kontakti, ku 2 prej tyre janë të moshës 50 dhe 29 vjeçare me vendbanim në Prishtinë kurse e treta është një 40 vjeçare me vendbanim në Gjakovë. 
Të gjitha kontaktet e tyre janë të identifikuar, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetësisë Publike.

      Pasi në media janë përhapur informacione të pasakta për izolimin e fshatit Bibaj, nga familjarët e 32 vjeçarit është bërë e ditur se me të zbritur nga aeroplani, zyrtarët e Aeroportit e kanë izoluar personin në fjalë për shkak të temperaturës së lartë dhe ai është dërguar në QKUK, dhe se i njejti nuk ka pasur vizite apo kontakte në Bibaj pas arritjes ne Kosovë.  

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending