Connect with us

Ferizaj

Tollovi para QKMF-së dhe bankave një ditë para hyrjes në fuqi të masave të reja

Published

on


Megjithë thirrjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të mjekëve e autoritereve kosovare, që të respektohen masat në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit korona, respektim i këtyre masave nuk u pa sot në Ferizaj.


Grumbull i madh i qytetarëve ishte mbledhur para hyrjes së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, të cilët po prisnin për të marrë insulinë me frikën se do të mbesin pa të, për shkak të masave të reja që ka vendosur Ministria e Shëndetësisë.


Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Bekim Ademi, tha se këta pacientë nuk duhet të shqetësohen për kufizimet e vëna nga Ministria, meqë kufizimi i lëvizjes nuk vlen edhe për pacientët me insulinë.


“Qytetarët e kanë marrë me shqetësim informatën nga Ministria se do të ketë kufizim të lëvizjes dhe vetëm brenda orarit të caktuar, por unë i ftoj personat që janë me diabet dhe marrin insulinë që mos të shqetësohen, ata kanë mundësi edhe ditëve të tjera të shkojnë dhe të marrin insulinë dhe mos të krijojnë aty shumë tollovi duke mos ruajtur edhe distancën socciale. Personat të cilët janë të sëmurë kanë të drejtë të lëvizjes dhe të shkojnë nëpër Qendra të Mjeksisë Familjare”, tha Ademi.


Ademi tha se në stoqet e QKMF-së për momentin ka insulinë, ndërsa depoja qëndron e hapur çdo ditë pune nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 16:00.


“Sa i përket insulinës është kompetencë e Ministrisë dhe ata i sjellin në bazë të emrave dhe mbiemrave, çdo person që është me insulinë Ministria kujdeset dhe i sjell për emrat e caktuar. Për momentin ka në depo, Ministria i ka sjell dhe është duke vazhduar shpërndarja e tyre, ka etapa që mugojnë që nuk i sjell Ministria me kohë, por tani për tani ka”,tha Ademi.


Tollovi e madhe u pa edhe para institucioneve bankare në këtë qytet. Shumë qytetarë ia kishin mësyer bankave për të hapur xhirollogari në mënyrë që të përfitojnë mjete financiare nga Pakoja Emergjente Fiskale. Duke mos pranuar të flasin para kamerës, ata thanë se po e shfrytëzojnë ditën e sotme, meqë nga nesër lëvizja e qytetarëve do të lejohet vetëm për 1 orë e 30 minuta, ndërsa bankat janë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00, ku për shumë qytetarë qarkullimi brenda këtyre orëve do të jetë i ndaluar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Të martën ndërprerje 9-orëshe e rrymës në qendër të Ferizajt dhe disa fshatra

Published

on

KEDS njofton se të martën, për shkak të punimeve në projekte investive, disa zona të Ferizajt do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00/09:30 deri në 18:00.

Pa energji elektrike do të mbesin:

1. Nga NS Ferizaj III – Dalja J07 Gaçka (09:30 – 18:00)
Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.
Arsyeja: Energjizimi i linjave të reja.

2. Nga NS Ferizaj II – Dalja J10 Banka 1 (09:00 – 18:00)
MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

3. Nga NS Ferizaj III – Dalja J15 Ylli 1 (09:00 – 18:00)
Rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, pjesë të rr. Ismail Qemajli, Tahir Sinani, Toni Bler, Sheshi Hyre Emini, Hekurudha, Kinemaja re – KEDS, Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

Continue Reading

Trending