Connect with us

Ferizaj

400 raste kontakti nga Ferizaj presin të testohen nga IKSHPK-ja

Published

on

Në komunën e Ferizajt deri më sot numri i të infekturve me koronavirus ka shkuar në 90.
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se janë identifikuar rreth 400 persona që kanë pasur kontakte me të infektuarit dhe janë në listën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’u testuar, edhe pse gjendja e tyre është stabile.
Megjithë numrin e madh të të infektuarve, Aliu tha se nuk ka nevojë për panik.


“Nuk ka nevojë për ndonjë alarm apo që të krijohet përshtypja se kemi një situatë alarmante në Ferizaj, përkundrazi është një situatë krejtësisht nën kontrollë, ne kemi bërë gati edhe një listë të shtuar me persona kontakti që presin për t’iu bërë testet, janë afër 400 persona të cilët janë në listën tonë dhe në mundësinë kur është e mundur të bëhet testi për këta persona do të bëhet, por këta nuk duhet të ndjejnë aspak shqetësim pse nuk janë të ftuar nga Instituti për teste sepse tashmë numri në Kosovë është mbi 6 mijë kontakte dhe nuk është e mundur që të gjithëve t’iu bëhen teste me shpejtësi”, tha Aliu.


Aliu ripërsëriti thirrjen e tij që komuna e Ferizajt të hiqet nga karantina.


“Unë po besoj se ka nevojë që të spostohet policia në kuptimin që më shumë të jenë brenda hapësirës territoriale për të parë se a është duke u respektuar masa e kufizimit të lëvizjes dhe kjo është arsyeja që të hiqet karantina sepse vet respektimi në masën e madhe i vendimeve të qeverisë për kufizim të lëvizjes është karantinë në vete, prandaj edhe shfrytëzimi i këtyre resurseve policore duke u hequr nga hyrje-daljet nga Ferizaj do të mundësonte më shumë kontrollin e qytetarëve”,tha Aliu.


Aliu tha se Ministria e Shëndetësisë është duke e shqyrtuar kërkesën e tij për vënien në funksion të objektit të Insitutit të Shëndetit Publik në Ferizaj, në të cilin planifikohet të trajtohen të infektuarit me Covid-19 nga komuna e Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending