Komuna e Ferizajt lëshon leje qarkullimi për miq e jarana


Asamblisti i Kuvendit Komunal të Ferizajt Nehat Mustafa, në një postim të tij në facebook sinjalizoi se komuna e Ferizajt po lëshon leje qarkullimi për njerëz të cilët nuk kualifikohen për ta poseduar atë.


Gjurmëve të postimit të Mustafës, Tv Tema gjeti se komuna ka lëshuar disa leje të tilla. Burimet të cilat deshën të mbesin anonime, thanë se janë qindra leje të lëshuara pas hyrjes së Ferizajt në karantinë.

Në lejet e lêshuara mungon numri zyrtar i protokolit.


Duke e parë këtë keqpërdorim me dhënien e lejeve, Mustafa tha se duhet të shikohet mundësia që të anulohen të gjitha.

“Fillimisht ka qenë ideja e mirë që t’iu jepet leja vetëm atyre që e kanë të domosdoshme daljen, atyre që ua lejon edhe vendimi në nivel qeverie, por edhe nga ajo që kemi parë mund të vijmë në përfundim se ka edhe keqpërdorime të atyre lejeve, mund të ketë kompani të cilat veprimtaria e tyre nuk lejohet ndërsa ata janë të pajisur”, tha Mustafa.


Në anën tjetër, zëdhënësi i komunës së Ferizajt Albion Sherifi, thotë se të gjitha lejet që i kanë lëshuar janë bërë mbi bazën ligjore.


“Pronarët që po përmenden kanë dëshmuar apo të gjitha bizneset që janë lejuar që të zhvillojnë veprimtarinë e tyre apo që nënkategorinë e tyre në kuadër të formularit të ATK-së njihen si furnitorë apo kanë mundësinë e qarkullimit apo furnizmit me materiale të ndryshme u kemi lëshuar lejet e qarkullimit. Këto leje janë të përkohshme, janë leje për nevoja të furnizimit dhe janë në funksion të mbajtjes gjallë të zingjirit konsumues, pa përjashtuar faktin se Ferizaj është lidere në kuptimin e numrit të bizneseve dhe duhet të kemi parasysh edhe këtë fakt, Ferizaj nuk është qytet i rëmdomtë, është qytet i biznesve dhe ato kanë nevojat e tyre që të qarkullojnë me qëllim furnzimi dhe ne e kemi parë të arsyeshme gjithmonë në harmonizim me vendimet e qeverisë me bazën ligjore në fuqi që të japim këto leje qarkullimi”,tha Sherifi.


Mosrespektimi i masave të përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë konsiderohet kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë prej 1 mijë deri në 2 mijë euro gjobë për personat fizik dhe prej 3 mijë deri në 8 mijë euro për personat juridik, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet prej 500 deri në 1 mijë e 500 euro gjobë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.