Connect with us

Ferizaj

Salihaj: Ndryshimi i koncepteve rugoviste po i bën dëm Kosovës

Published

on


Sot janë bërë 30 vjet që kur është themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj.


Ndër anëtarët e parë të këtij subjekti në Ferizaj është Adem Salihaj, i cili pak kohë pas themelimit udhëhoqi me këtë subjekt politik në Ferizaj për 18 vite radhazi. Ai tregon për formimin dhe rrugëtimin 30 vjeçar të LDK-së në këtë qytet.


“Nga një sistem komunist që ka qenë atëherë kjo ndryshoi me LDK-në, ishte e para parti që lindi pas këtij sistemi, kishte entuziazëm të madh të qytetarëve. Në Qendrën e Kulturës në Ferizaj bëhej anëtarësimi i anëtarëve dhe ishte një numër i njerëzve tejet i madh. Ishte një grup që u morën me themelimin e subjektit ku dhe u themelua në këtë qendër dhe në kuvendin e parë në vitin 90 u zgjodh kryesia e degës dhe u krijua kryesia, në fillim ka pasur pak nëndegë, ndërsa tani janë 51 nëndegë në Ferizaj”,tha Salihaj.


Sipas Salihajt, LDK ishte kontribuese jo vetëm në arsim, shëndetësi e mirëqenie sociale, por edhe e ndihmoi shumë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.


“LDK -ja e ka ndihmuar UÇK-në së pari në Jezerc, por edhe më gjerë me përafërsisht 500 mijë marka, me mjete ushqimore, barna dhe me të gjitha gjërat tjera, përveç me armatim që nuk e kemi pasur mundësi ta ndihmojmë. Ne kemi qenë mbështetësit e vetëm të UÇK-së këtu, unë personalisht jam angazhuar që të siguroj ilaçe për UÇK-në”, tha Salihaj.


E, në kohë paqeje Salihaj thotë se LDK nuk po e ndjek idealin e themeluesit të partisë, Ibrahim Rugovës.


“Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës u shkaktua zbehje e e LDK-së, por gjithsesi edhe sot LDK shihet si shtyllë kryesore e vendit dhe nuk ka qenë asnjëherë faktorë destabilizues. Në kohën e sotme ka ndryshuar koncepti rugovist dhe për fat të keq këto konfuzet e reja kanë shkaktuar destabilitet që Kosovë që nuk po i bën mirë Kosovës”, tha Salihaj.


Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, ky jubile i LDK-së në Ferizaj është shënuar pa aktivitete.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending