Connect with us

Ferizaj

82 ferizajas të shëruar nga koronavirusi, 14 të tjerë presin ritestimin

Published

on

Komuna e Ferizajt kishte numrin më të madh të rasteve me Covid-19 me gjithsej 98 të infektuar. Ditëve të fundit kjo komunë ka nisur të marrë frymë më lirshëm, pasi numri i personave të infektuar është zero, ndërsa i të shëruarve nga kjo sëmundje ka arritur në 82.

Zëdhënësi i komunës së Ferizajt, Albion Sherifi, tha se tani Ferizaj është në fazën më të mirë të kësaj pandemie.


“Ferizaj nga dikur që ishte në majat e komunave me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19, për fatin e mirë ka disa ditë që është në majat e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve. Pra, është një menaxhim i mirë që është bërë sa i përket edhe kërkesave që kanë pasur familjet e infektura të cilat shtabi u ka dalur në ndihmë në mënyrë që të qëndrojnë në vetizolim dhe mos t’u mungoj asgjë. Tani kemi hyrë në fazën më të mirë të pandemisë pasi kemi lajme të mira ditëve të fundit, zero raste dhe 82 të shëruar”, tha Sherifi.


Megjithatë, nga ky qytet janë edhe 14 persona të cilët ende nuk janë shëruar plotësisht. Sherifi tha se edhe këto 14 raste në testimin e parë kanë rezultuar negativ dhe janë në pritje të testimit të dytë. Ai tha se shumica e këtyre rasteve aktive me Covid-19 janë nga zona e qytetit.


“Edhe numri i mbetur i të infekturave janë duke e marrë trajtimin e nevojshëm, janë duke u zhvilluar ritestime, ata janë në vetizolim, shumica nga ta janë në zonën urbane, por ka edhe raste që kanë mbetur me Covid-19 edhe në zonën rurale. Për të gjitha këto raste aktive në Ferizaj jemi në pritje që tu bëhet ritestimi dhe të dalin deaktiv edhe këta persona”, tha Sherifi.


E, numri i lartë i të shëruarve nga koronavirusi në komunën e Ferizajt siç duket ka bërë që qytetarët e kësaj komune të ndjehen më të sigurt. Që nga dita e hënë kur janë bërë lehtësira në masat e qarkullimit, qytetarët kanë filluar të shpërfillin masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. Edhe sot qytetarë të shumtë u panë nëpër rrugë e sheshe të Ferizajt, pa maska, pa dorëza e duke mos e respektuar distancën fizike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Të martën ndërprerje 9-orëshe e rrymës në qendër të Ferizajt dhe disa fshatra

Published

on

KEDS njofton se të martën, për shkak të punimeve në projekte investive, disa zona të Ferizajt do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00/09:30 deri në 18:00.

Pa energji elektrike do të mbesin:

1. Nga NS Ferizaj III – Dalja J07 Gaçka (09:30 – 18:00)
Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.
Arsyeja: Energjizimi i linjave të reja.

2. Nga NS Ferizaj II – Dalja J10 Banka 1 (09:00 – 18:00)
MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

3. Nga NS Ferizaj III – Dalja J15 Ylli 1 (09:00 – 18:00)
Rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, pjesë të rr. Ismail Qemajli, Tahir Sinani, Toni Bler, Sheshi Hyre Emini, Hekurudha, Kinemaja re – KEDS, Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

Continue Reading

Ferizaj

Shuhet zjarri që shpërtheu në një mobilieri në Ferizaj

Published

on

Mbrëmjen e së mërkurës një mobilieri është përfshirë nga zjarri.

Rasti u raportua të ketë ndodhur rreth orës 21:35 në fshatin Greme të Ferizajt, thuhet në raportin ditor të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin derisa nuk raportohet për të lënduar.

Continue Reading

Trending