Connect with us

Kosovë

Kosova në listën e vendeve që fituan luftën kundër COVID-19

Published

on

        Instituti Amerikan për Hulumtime Akademike NESCI, me seli në Kembrixh të SHBA-ve, ka publikuar ne webfaqen  www.endcoronavirus.org  një analizë të rezultateve të luftës kundër COVID-19 nëpër vende të ndryshme të botës.  Sipas ekspertëve të këtij instituti, Republika e Kosovës rangohet në grupin e parë prej 42 shtetesh, të cilat tashmë e kanë fituar luftën kundër përhapjes së COVID-19.

Në këtë grup nga rajoni i Ballkanit renditen edhe Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Greqia.

NESCI: Lista e vendeve fituese ndaj COVID -19

Në grupin e dytë të kategorizimit, gjenden ato vende të cilat  janë afër për ta mundur përhapjen e COVID-19.  Nga vendet ballkanke, në këtë grup listohen Maqedonia, Serbia, Bullgaria dhe Turqia.  

NESCI: Lista e vendeve të cilat janë afër fitores ndaj COVID-19

       Ndërkaq në grupin e tretë, radhiten vendet të cilat ende duhet të veprojnë për ta ndaluar përhapjen e virusit  SARS CoV-2.  Këtu bëjnë pjesë shtetet si SHBA-ja, Kanadaja, Brazili, Suedia dhe Britania e Madhe.  

NESCI: Lista e vendeve që duhet të veprojnë kundCr COVID-19

   Edhe rrjeti televiziv amerikan MSNBC, në një storje të publikuar më 14 Maj, bëri krahasimin e masave të ndërmarra nga qeveritë e vendeve nëpër botë, kundër koronavirusit të ri. Aty u përmend edhe Kosova, si një storje e suksesit në parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit vdekjeprurës.

     New England Complex Systems Institute (NESCI) merret me studimin e sistemeve komplekse dhe aplikimin e shkencës në zgjidhjen e problemeve reale në botë, duke përfshirë edhe politikat sociale. Ky institut mbledh rreth vetes shkenctarë eminentë nga MIT dhe Harvardi, e partnerë nga universitete të tjera me renome botërore.

Ndalohet kopjimi dhe ribotimi i artikullit apo pjesëve të tij pa pëlqimin e autorit. (RTV TEMA)

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim

Published

on

Enver Sekiraqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burg për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza, në vitin 2007.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, shpalli aktgjykimin dënues në seancën e sotme, në të cilën Sekiraqa nuk ishte prezent .

Ky është aktgjykimi i tretë në të cilin Sekiraqa dënohet për shtytjen e vrasjes së Rizës 17 vite më parë.

Për herë të parë, Sekiraqa ishte dënuar me 36 vite burgim në vitin 2016, kurse pas kthimit në rigjykim sërish në vitin 2019 u dënua me 20 vite burgim.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burgim.

Continue Reading

Kosovë

Kosova shënon regres në lirinë e medias

Published

on

Në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, që u publikua më 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar rënie për 19 pozita dhe këtë vit renditet në vendin e 75-të nga 180 shtete.

Në raport thuhet se gjatë vitit të kaluar, gazetarët në Kosovë kanë qenë cak i sulmeve fizike “edhe pse sulmet po hetohen nga policia dhe prokuroria, rastet rrallë ndiqen penalisht.  Gazetarët kritikë shpesh janë subjekt i sulmeve që synojnë diskreditimin e tyre si nga Qeveria, ashtu edhe opozita, dhe ata e kanë të vështirë të kenë qasje në informacione publike”, thuhet në raport.

Gazetarët janë kërcënuar dhe ishin cak edhe i sulmeve fizike gjatë raportimeve nga veriu i Kosovës dhe gjendja e rritur e tensioneve atje.

“Mediat në gjuhën serbe, të cilat janë nën presionin e forcave politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasjen në informacione publike, veçanërisht në gjuhën e tyre, që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, thuhet në raport , ku gjithashtu potencohet fakti se mediat në gjuhën serbe përballen me sfida edhe më të mëdha, pasi disa prej tyre varen nga financimi  nga Serbia fqinje, ndërkaq mediat e pavarura nuk mund të mbijetojnë pa financim ndërkombëtar.

Në shumicën e rasteve, mediat private, përmes pronarëve të tyre, janë të ekspozuara nga ndikimi i grupeve të fuqishme politike apo atyre afariste.

Sipas të dhënave të prezantuara në raport, rënie kanë shënuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu, Shqipëria nga pozita e 91-të ka rënë në pozitën e 99-të, Bosnje e Hercegovina ka rënë nga pozita e 64 në pozitën e 81-të, Serbia nga pozita 91-të sivjet renditet e 98-ta, Maqedonia e Veriut nga vendi 36-të ka rënë në vendin e 38-të kurse  Mali i Zi ka rënë për një pozitë dhe renditet në vendin e 40-të.

Continue Reading

Kosovë

Pakot e cigareve dhe duhanit tash e tutje me ilustrime dhe porosi për efektet negative

Published

on

Të enjten ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit / mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

Ky udhëzim bazohet në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, dhe u nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Trending