Connect with us

Ferizaj

Qendra këshilluese “Ri-Jeta” kërkon përkrahje institucionale

Published

on

“Ri-Jeta” është emri i ri që tani e tutje do ta mban qendra këshilluese “Këshillimi”. Kjo qendër ka 1 vit që po iu ndihmon të rinjve të cilët përdorin substanca narkotike që t’i kthehen normalitetit.
Udhëheqësja e kësaj qendre këshilluese Arjeta Musliu, tha se kjo qendër tani është regjistruar si organizatë joqeveritare, duke bërë edhe zgjerimin e shërbimeve dhe hapësirave. Musliu, e cila para dy viteve ka humbur djalin si pasojë e përdorimit të substancave narkotike, gjë e cila ka bërë që ajo të shndërrohet në një adresë këshillimi për përdoruesit e drogës, tregon se si vendosi t’ia ndërroj emrin kësaj qendre.

“Fillimisht kur është hapur qendra “Këshillimi” është bazuar në stigmën që e kemi, këshillim, ndërsa tani emri “Ri-Jeta” që e mban qendra jonë tani jam përmbushur në dy aspekte, ata që janë viktima të substancave thjeshtë ringjallen dhe arsyeja tjetër jam përmbushur si nënë, kam bashkuar dy shkronja e para të djalit tim dhe shkurtesën e emrit tim. Tani qendra “Ri-Jeta” është zgjeruar edhe me staf dhe hapësirë duke e parë të nevojshme trajtimin psiko-terapi grupore ku na është dashur një hapësirë më e madhe, por edhe ajo që më ka nxitur që të zgjerohemi është se jemi të mangët në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale që përballen familjet, ndër to janë problemet mes qifteve, situata e pandemisë ka bërë të jetë edhe më shumë nxitëse e problemeve, ku është diskutuar edhe ndarja, kështu që e kemi parë të rrugës të kyqemi edhe në këtë shërbim”, tha Musliu.


Duke u përballur direkt me personat që luftojnë me këtë dukuri negative, ajo thotë se numri i përdoruesve të narkotikëve është çdo ditë në rritje.


“Ka kaluar numri 300, akoma pa u bërë një vit numri i të interesuarve apo lista e pritjes është mbushur me persona që presin për të marrë këshilla, kështu që t’i hapim sytë, të fokusohemi më shumë tek kjo dukuri negative që po atakon të rinjtë tanë. Nga muaji nëntor filluam me ligjërata nëpër shkolla, por është e paktë me atë që mund të bëjmë në krahasim me nevojat që janë, numri është çdo ditë në rritje dhe më shqetësuese dhe më e dhimbshme është mosha 13 vjeçare dhe në ofrimin e shërbimeve të trajtimit jemi shumë të mangët në këtë drejtim përgjithësi si vend”, shprehet Musliu.


Sipas Arjeta Musliut, falë këshillave të kësaj qendre 20 persona janë distancuar nga përdorimi i drogave. Megjithatë, ajo thotë se vazhdon të mos ketë mbështetjen e duhur nga institucionet.


“Mjaftueshëm nuk kemi përkrahje, kanë filluar disa donatorë privat, kemi pasur edhe takim me kryetarin e komunës që ta hartojmë një plan për një mbështetje rrjedhëse që të paktën për shpenzimet mujoree siç janë qiraja, rryma, uji, telefoni, janë shumë shpenzime, ne çdo dy javë i përsërisim analizat laboratorike për gjendjen e përdoruesit dhe ato kushtojnë, kështu që ne kemi nevojë për përkrahje institucionale të vazhdueshme, por besoj që do të vijmë tek lehtësimi, këtu falënderoj edhe deputetin Ilmi Reçica i cili këto ditë na ka përkrahur me pagën e tij dhe është një lehtësim për neve kështu që po presim në vazhdimësi”, tha Musliu.


Në Kosovë besohet se numri i përdoruesve të substancave narkotike varion nga 30-35 mijë përdorues dhe mosha më e re që abuzon me drogat është 16 vjeç

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending