Connect with us

Ferizaj

Vullnetarët largojnë 12 kamionë me mbeturina nga lumi në Kaçanik

Published

on

Më shumë se 12 kamionë me mbeturina u larguan nga lumi që përshkon qytetin e Kaçanikut.
Janë disa qytetarë të kësaj komune që vendosën të ndërmarrin këtë inciativë për ta pastruar lumin. Arben Vishi i cili është njëri ndër iniciatorët për pastrimin e lumit, tregon se si vendosën të bëjnë një gjë të tillë.

“Në kohën e Ramazanit në Kaçanik bëhet më kallaballëk dhe kemi dalë një natë me shokë aty tek shëtitorja dhe bëmë plan që ta pastrojmë, ka qenë në gjendje të mjerueshme dhe më 5 maj i kemi marrë edhe familjet tona dhe kemi nisur pastrimin, ku ishte një mesazh që edhe po kalojmë kohë me familje, por edhe po i kontribuojmë ambientit”,tha Vishi.

Vishi thotë se në fillim menduan se kishte pak punë, e që në fakt nuk u doli ashtu, madje u përballën edhe me rreziqe gjatë pastrimit, por që dëshira për ta përfunduar punën e nisur ishte shumë e madhe.


“Në fillim e kemi larguar një sasi të madhe të mbeturinave që ka qenë e padurueshme, ditën e dytë kemi bërë kositjen e barit dhe kemi vazhduar me rregullimin e ulëseve, i kemi riparuar, i kem lyer. Ne kishim në plan vetëm me kositë, por e pamë që po bëhet mirë dhe vendosëm të futemi në lumë ta pastrojmë dhe ishte vështirë pasi ka pasur gjarpërinj, minj, e insekte të ndryshme, por edhe aromë të rëndë, por u organizuam dhe e bëmë”,u shpreh Vishi.


Ky vullnetar thotë se gjithë pastrimin e lumit e bënë me kontribut të vetin dhe falë ndihmës së disa bizneseve, ndërsa tani këta iniciatorë kanë një kërkesë nga komuna.


“Ne patëm qejf edhe dritat me i rregullu, por është sistem i vjetër dhe nuk mundëm të gjenim ato abazhuret edhe pse ne i vendosëm poçat, por ato u dëmtojshin menjëherë nga shiu, kështu që ne iu kishim lutur komunës që të rregullojë ndriçimin dhe të vendosë edhe kosha të mbeturinave, pasi aty nuk ka fare dhe mund të riktheht gjendja e vjetër prap”, tha Vishi.


Vishi tha se 600 metra të lumit i kanë pastruar për më shumë se dy javë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Visar Azemi kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

Published

on

Visar Azemi është zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kandidatura e Azemit, i cili njëkohësisht  është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Ferizaj,  u konfirmua në takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.

Në konferencën për media pas takimit të kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të shumicës së komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Abdixhiku tha se të gjithë emrat janë votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim. Kështu, për kryetar të Prishtinës do të garojë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj, për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi.

Sipas Abdixhikut, kandidatët për kryetar në Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Trending