Connect with us

Ferizaj

Kritikohet puna e ekzekutivit gjatë vitit 2019

Published

on

Në seancën e Kuvendit Komunal të Ferizajt u paraqit raporti i punës së pushtetit lokal për vitin 2019. Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, duke paraqitur këtë raport tha se në vitin e kaluar bënë shumë punë në të gjithë sektorët.


“Ky raport që sot keni para vetës në të gjitha faqet që përshkon gjen vulën e suksesit, por edhe sfidën e pashmangshme të qytetit që morëm përsipër ta drejtojmë me mandatin e qytetarëve, t’ia sjellim më të mirën, më të përdorshmen, më të lehtën përditshmëri, më funksionalen e më të jetueshmen zonë ku banon”, tha Aliu.


E, në anën tjetër opozita i numëroi dështimet, keqmenaxhimet e parregullsitë të cilat ata pretenduan se janë bërë në vitin 2019 nga ekzekutivi i Ferizajt, derisa kuvendarët pozitarë thanë se performancë më të mirë nuk ka pasur asnjë administratë komunale.


“Të dhënat flasin që nga fillimet ku pasqyrohet zyra e prokurimit për të cilën ata që e njohin këtë çështje shihet që në këtë pasqyrim mungojnë disa nga projektet për të cilat u është dhënë një pompozitet e të cilat nuk gjenden as si të realizuara e as të sqaruara se pse nuk janë realizuar dhe pse kanë dështuar ato. Këtu kemi të bëjmë me projektin për vlerësimin e ofertave për digjitalizimin e arkivit dhe e cila ka pas një vlerë 200 mijë euro dhe nuk dihet ku janë ato mjete. Ka një numër të madhë të kontratave nën 1 mijë euro për të njëjtën veprimtari dhe nuk janë të paraqitura dhe nuk janë në oferta. Nuk tregohet se çka është rregulluar në objekte shkollore kur dihet se tani e kemi kompaninë ”Shtëpiaku” që merret me rregullime dhe për të njëjtat punë janë kontraktu kompani të tjera. 800 mijë euro janë për ”Caritasin” dhe janë shfrytëzu, ndërsa ne kemi informacione se punëtorët nuk janë paguar ndërsa mjetet këtu figurojnë. Nuk po flas për kontratat në vepër të cilat janë aq të mëdha, vetëm në muajin mars komuna ka angazhu punëtorë me kontrata mbi vepër”,tha Muharrem Svarqa.


“Grante, e subvencione, e përkrahje të ndryshme ka në shumë drejtori. Pra, në përgjithësi raporti i vitit 2019 paraqet një performancë të mirë të këtij ekzekutivi, performancë e cila reflektoi edhe në situatën që u gjendem në këtë vit, një administratë funksionale e përgjegjshme dhe në gatishmëri për çdo nevojë që iu paraqitet situata, pra nuk është sic po thoni ju dhe nuk po mund të besoj që si keni lexuar të njëjtat që i lexova edhe unë në këtë raport “, tha Arian Imeri nga PDK-ja


Ndërsa, kryetari i komunës Agim Aliu, tha se janë munduar të bëjnë një raport gjithpërfshirës.


“Përgjigjet për çështjen e raportit të punës që moti i ka dhënë Nasradini me punën e shtëpisë, ne jemi munduar me kopju Aristotelin me hy kah mesi dhe me bë këtë që e kemi bërë, nuk janë përfshirë të gjitha punët më të mira, nuk është përfshirë edhe ndonjë dështim, por jemi munduar me bë më të mirën, ne kemi bërë shumë punë të mira dhe nuk i kemi futur”, tha Aliu.


Përveç raportit të punës për vitin 2019, në seancën e sotme u raportua edhe për punën e ekzekutivit për muajin janar-mars 2020, si dhe me shumicë votash u miratua porpozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të një pjese të një ngastre kadastrale në Talinoc të Muhaxherëve që do të shërbej për ndërtimin e shkollës fillore për këtë fshat.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending