Connect with us

Ferizaj

UNDP: Kurti dhe Osmani, më të pëlqyerit e dekadës.

Published

on

Qytetarët e Kosovës më së shumti i besojnë Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit e më së paku Hashim Thaçit si drejtues të institucioneve të shtetit. Kështu tregojnë gjetjet e anketës së Pulsit Publik të UNDP-së e bërë gjatë muajit prill.


Aty thuhet se nivelet e kënaqëshmërisë janë më të lartat të regjistruara nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2010.
Gjetjet e kësaj ankete të UNDP-së në bashkëpunim me USAID-in, tregojnë se 72.4% të qytetarëve janë të kënaqur me punën e kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani. kurse 65.4% me punën e kryeministrit Albin Kurti.
Ndërkaq më së dobëti qëndron presidenti i vendit, pasi me punën e Hashim Thaçit shprehen të kënaqur vetëm 18.7% nga 1305 qytetarët e anketuar.
Kjo rënie drastike e pëlqimit të qytetarëve për punën e presidentit Thaçi është edhe më evidente kur krahasohet me pëlqimin që kishte pasur presidentja Atifete Jahjaga, e cila në vitin 2016 kishte besimin e 45.7% të të anketuarve.

Sa i përket institucioneve, listës i prinë qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, me punën e së cilës janë shprehur të kënaqur 60.7% e qytetarëve.
Sa për krahasim, qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, në maj të vitit 2019 kishte pëlqim prej vetëm 14.4 %, kurse ajo e Isa Mustafës, në prill të vitit 2016 kishte pëlqimin e 17.8% të qytetarëve.

Rritje të besueshmërisë gjatë 3 mujorit të parë të 2020-ës kanë pasur edhe Gjykata dhe Prokuroria të cilat u pëlqyen nga 24.8% respektivisht 22.3% e qytetarëve.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka fituar besimin rekord në këtë matje të opinionit publik.
Punën e saj e pëlqyen 72.4% e qytetarëve. Për krahasim, Kadri Veseli në maj të vitit 2019 kishte pëlqimin e 23.6% të qytetarëve.
Nga të dhënat tjera të publikuara këtë raport, shumica e të anketuarve apo 78.8% u deklaruan të kënaqur me reagimin e institucioneve publike ndaj krizës së shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19,
ndërsa 65.9% e qytetarëve kanë thënë se pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim negativ në mirëqenien e tyre ekonomike.
Qytetarët ndër problemet kryesore e shohin papunësinë 37.2%, ndjekur nga korrupsioni me 23.5% dhe varfëria 15.3%.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending