Connect with us

Ferizaj

Miratohet rishikimi i buxhetit për vitin 2020

Published

on

Me 16 vota pro, 9 kundër dhe 7 abstenime, Kuvendi Komunal i Ferizajt miratoi sot rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, tha se pandemia globale Covid-19 ka bërë që disa projekte të pësojnë ndryshime.

“Ne nga lista e projekteve kapitale i kemi bërë disa ndryshime që në total kapin vlerën prej 281,769 mijë euro, ndërkaq nga programet që i kemi marrë këto projekte nuk ka as ulje të buxhetit as rritje dhe të gjitha projektet që do të zvogëlohen në rishikim të buxhetit do të barten përsëri në prorgamet e njëjta, por në ato projekte që do të jenë të realizueshme në këtë 6 mujor”, tha Ajeti-Sadiku.

Si gjithherë, të zëshëm ishin kuvendarët opozitarë nga LDK-ja. Heqja e projektit që parashihte ndërtimin e ambulantave në fshatin Softaj dhe në rrugën “Kadri Zeka” në Ferizaj dhe marrja e parave nga buxheti për ndërtimin e shtëpive për familjet skamnore, ishin pikat për të cilat opozita kërkoi llogari nga ekzekutivi.

“Janë marrë para nga ndërtimi i institucionit shëndetësor në Softaj që më së shumti ka nevojë të bëhet ku është frekuentimi më i madh, pse duhet të heqet në Softaj e të ndërtohet me nguti në Prelez, ose pse me u heq në rrugën “Kadri Zeka”, ndërsa më e dhimbshme është heqja e parave nga linja buxhetore e ndërtimit të shtëpive për rastet sociale, ku ka familje që thojnë bina me fjetë e nuk e dimë se si çohemi në sabah”, tha Burim Karameta i LDK-së.

“Nuk ka mundësi që të arrihet një konsensus i tillë që të hiqen mjete nga projekti i buxhetit për AMF-në në Softaj me qëllim të fillimit nga e para të një projekti që është i paraparë të ndërtohet në vitin 2021 në Prelez të Muhaxherëve, është me rëndësi mirëpo pasi janë caktuar prioritetet do të ishte mirë që të jemi konsistent dhe jo të krijojmë prioritete të reja, gjithherë nëse kjo nuk është përpjekje për komunikim me elektoratin  atje. Në qoftë se gjatë periudhës sime 4 vjeçare më ka mbetur ndonjë peng i parealizuar ka qenë zgjidhja e problemit të banimit për të varfërit, e kam brejtje të ndërgjegjes që nuk kam investu tek komuniteti pakicë”, tha Muharrem Svarqa.

“Nëse thirremi në Covid-19 në këtë periudhë unë kam prit që në këtë Kuvend që ka me na ardhë një rishikim i buxhetit që të jenë 1 milion euro për t’u dalë në ndihmë biznesve të vogla, të mesme dhe ato të cilat hapen të reja dhe të shkojnë këto mjete tek to, e jo të bëhen këso gjërash”,tha Shkëlzen Selmani, LDK.

“Dua të kem informacion se çfarë kriteresh janë përdorur që të heqen fondet nga AMF-ja në Softaj dhe në rrugën “Kadri Zeka” për t’u ndërtuar në fshatin Prelez”, tha Dritëro Hyseni nga LVV.

“Ka të bëj me kontejnera nëntokësor që është zvogëluar buxheti për to, ne kemi nevojë me trajtu këtë problem dhe e dyta edhe unë kam pas takim me qytetarë të Softaj dhe është mirë të shihet që buxheti për shtëpinë e shëndetit në Softaj të mos heqet”,tha Ali Halimi.

‘’Sa i përket lëvizjes së mjeteve unë e shoh të arsyeshme sepse nuk janë larguar mjetet për ndërtimin e shtëpive të rasteve sociale, Burimi e tha dhimbshëm, por është mirë me tregu çka ka bërë ky sa ka qenë drejtor dhe me tregu se çfarë ka bërë me galambrëmjet”, tha Lulzim Abazi nga PDK-ja.

“Luli nuk i takon kategorive të qytetit tonë dhe nuk e di problemin e skamnorëve, por këtu ka njerëz që duhet me i tregu se galambrëmja që është organizuar krejt të dhënat janë në komunë dhe jam i gatshëm me raportu për ato para, por për ty është e dhimbshme me përballu se krejt qeveritë me i bë bashkë s’kanë ndërtu shtëpi më shumë se qeverisja Svarqa. Unë nuk pres që ju me ndërtu shtëpi, por ku keni mundësi me dhanë kontributin jepne”,tha Burim Karameta, LDK.

“Është e vërtet që nuk i takoj kategorisë që po thuani ju, po as ju nuk i takoni, pasi e dimë për secilin, ty katër vite qeverisje ta kanë rregulluar standardin jetësor”, tha Lulzim Abazi nga PDK-ja.

“Nuk e kisha ndërmend me dalë, por u irritova me këtë ecuri të kësaj seance, është e turpshme që po lejohet me ndodhë kështu, secili flet nga ne në interes të qytetarëve, por interesi i qytetarëve është shumë më i madh se në mundësitë që i kemi. Ndërsa, për atë që nuk mund të pajtohem është heqja e AMF-së në Softaj dhe kush e ka propozu këtë ka gabuar”, tha Xhavit Zariqi nga AAK-ja.

Në fund, përgjigje i’u dha drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, e cila i bëri apel opozitës që mos të dalin të flasin pa pasur fakte.

‘’Vitin e kaluar e kemi marrë një projekt nga ministria për ndërtimin e shtëpive për rastet sociale ku do të ndërtohen mbi 50 shtëpi, ne nuk themi do t’i ndërtojmë 400 shtëpi e t’i ndërtojmë vetëm 4, nuk  e kemi hequr ndërtimin e ambulantës në Softaj, por jemi në bisedime me Ministrinë dhe shumë shpejt do të kemi memorandumin, po ashtu në rrugën “Kadri Zeka” e kemi hequr pasi ka pasur probleme me prona, ndërsa në Prelez e kemi pronën e gatshme atje. U fol për kontejnerat nëntokësor, i kemi hequr 10 mijë euro  pasi përmes kompanisë “Pastërtia” kemi pas një grand përmes GIZ-it për kontejnera dhe do të ketë kontejnera në të gjithë komunitetin. Prandaj, do t’u lutesha edhe pse e dimë që opozita e ka punën e vet për ta bërë opozitën, por të thuhet po i ndihmojmë bizneset apo qytetarët atëherë  do t’u lutesha që të paktën t’i  bëni edhe veprat siç po i thuni fjalët”, tha Sebahate Ajeti.

“Nuk jemi duke bë asgjë për inati, as nuk jemi duke bë me tendencë, është diçka që jemi duke dashur me i harxhu paratë deri në fund të vitit që mos me na shku paratë dëm”,tha Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit.

Përmes rishikimit të buxhetit ofrohet mundësi për transfere ndërmjet nën-programeve dhe programeve buxhetore për periudhën e mbetur të vitit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending