Connect with us

Kosovë

Aktakuzë kundër Thaçit dhe Veselit për krime lufte

Published

on

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se të martën u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit ka bërë të ditur se:

“Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Aty është thënë se aktakuza është rezultat i një hetimi të gjatë dhe se një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale është duke analizuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Përveç kësaj, në komunikatë është thënë se Thaçi dhe Veseli “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”.

“ Nëpërmjet këtyre veprimeve, Thaçi dhe Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, është thënë në njoftim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Avokati Roberts: Rexhep Selimi është plotësisht i pafajshëm

Published

on

Në Gjykatën Speciale, seanca e pasdites kanë vazhduar me paraqitjen e fjalës përmbyllëse ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit.

Në fillim të deklarimit, avokati Geoffrey Roberts, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka arritur të vërtetojë asnjë nga krimet e pretenduara që i ngarkohen klientit të tij.

Avokati Roberts tha se qëndrimi i mbrojtjes është që nuk ka ekzistuar Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, ku ka qenë i përfshirë Selimi apo të akuzuarit e tjerë në asnjë periudhë të aktakuzës, siç pretendon Prokuroria.

Në mungesë të provave për këtë pretendim i cili është i mangët edhe në logjikë nuk mund të ketë përgjegjësi për Selimin për kryerjen e krimeve, tha ai duke shtuar se  pretendimi kryesor i Prokurorisë është se të akuzuarit së bashku me anëtarët e tjerë të asaj që e cilëson si ndërmarrje të përbashkët kriminale kishin për qëllim marrjen nën kontroll të Kosovës dhe largimin e kundërshtarëve. Për këtë pretendim të Prokurorisë, avokati Roberts tha se në vetvete, qëllimi për marrjen nën kontroll Kosovën nuk është kriminal, por mënyrë për t’i dhënë fund shtypjes së Millosheviqit.

Continue Reading

Kosovë

Seanca e jashtëzakonshme e legjislaturës së re mbahet sonte nga ora 19:00

Published

on

Kryesia e Kuvendit, në takimin e mbajtur pasditen e sotme, ka vendosur për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për sot, 12.02.2025 me fillim prej orës 19:00.

Në mbledhjen e kryesisë, ku përveç kryetares Albulena Haxhiu dhe nënkryetarëve të Kuvendit morën pjesë shefat e grupeve parlamentare, u vendos që në seancë fillimisht të vazhdohet me formimin e komisioneve parlamentare, pastaj si pikë e dytë të diskutohet edhe ndarja buxhetore për muajin mars, kurse në pikën e tretë do të diskutohet çështja e rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për procesin në Gjykatën Speciale.

Continue Reading

Kosovë

Osmani anulon shkuarjen në Munih, Kurti sinjalizon gatishmërinë për diskutime për presidentin

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka anuluar pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Si arsye për anulimin e vizitës janë përmendur angazhimet institucionale dhe prioritetet që lidhen me zhvillime brenda vendit.

Konferenca e Sigurisë në Munih i mban punimet këtë vit më 13-15 shkurt në qytetin gjerman. Ajo konsiderohet konferencë me nam, për shkak të pjesëmarrjes së zyrtarëve shtetërorë të niveleve më të larta.

Paraprakisht ishte raportuar se përveç Osmanit, në këtë konferencë do të merrnin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Në nivel botëror, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio bashkë me një delegacion të nivelit të lartë.

Vendimi i marrë nga Osmani vjen një ditë pasi Kosova është bërë me Qeveri të re në krye me Albin Kurtin.

Qeveria është zgjedhur më 11 shkurt, në të njëjtën ditë që është konstituuar Kuvendi i Kosovës.

Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, ka fituar mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend.

Ndër prioritetet kryesore të Qeverisë në ditët e para është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që ka Kosova me BE-në dhe Bankën Botërore. Të gjitha së bashku kapin vlerën e rreth 1 miliard eurove.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar në mbledhjen e mbajtur në paraditen e së enjtes se pas votimit të buxhetit të shtetit dhe ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, atëherë fokusi kthehet te çështja e pozitës së presidentit.

“Sa të përfundohen këto [marrëveshjet], jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet e tjera politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka thënë hapur se synon edhe një mandat në krye të shtetit.

Ende nuk dihet nëse emri i saj do të propozohet në Kuvend dhe nëse do t’i ketë vojtat e nevojshme.

Një kandidat duhet t’i sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendin me 120 karrige, ndërsa kuorumi arrihet me 80 deputetë.

Nëse në dy rundet e para një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, në fund të dhjetorit, presidentja Osmani ka thënë se nëse nuk e fiton edhe një mandat, atëherë do t’i kthehet angazhimit politik, pa treguar se me cilën parti.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending