Connect with us

Ferizaj

Sejdiu: Aktakuza ndaj Thaçit e pritshme, por jo në kohën e duhur

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj aktakuzës së ngritur ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe liderit të PDK-së Kadri Veseli nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, thotë se kjo aktakuzë ka qenë e pritshme, por jo edhe në këtë moment kur ishin planifikuar takimet mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

 “Ajo që ndodhi dje natyrisht që nuk ka qenë e papritur pasi që në këtë drejtim janë zhvilluar shumë procese, por  neve na shqetëson mënyra se si është shpallur kjo aktakuzë pa kaluar fare nëpërmjet gjykatës, por drejtpërdrejtë dhe në kohën kur është bërë gjatë rrugëtimi për procesin e bisedimeve, pra kjo e ka dëmtuar shumë procesin e bisedimeve, padyshim që bisedimet më nuk kanë kuptim të vazhdohen pa të”, tha Sejdiu.

Sejdiu tha se veteranët e luftës do të vazhdojnë t’i mbrojnë vlerat e luftës pavarësisht gjithçkaje.

“Ne veteranët e luftës kemi bërë maksimumin për çlirimin e Kosovës, ne edhe sot jemi në gjendje të bëjmë për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës. Ne do të mbledhemi dhe do të shikojmë se si do të veprojmë. Puna e presidentit ishte e mirë ku dialogun e barti nga Brukseli në Shtëpinë e Bardhë, por për dikënd kjo shtëpi ishte herë e kuqe, herë e verdhë, por për neve mbetet gjithmonë e bardhë, kjo është shkaktari kryesorë”, tha Sejdiu.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun të mërkurën se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila e ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit dhe deputetin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe persona të tjerë me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik,  kanë përgjegjësi penale për afro 100 vrasje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e kryer vjet në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër F.R., dhe J.M., nga Ferizaj, për vrasjen e një personi  në oborrin e një salle dasmash në Bibajt të Ferizajt,  më 16 gusht 2024.

Sipas prokurorisë, i akuzuari F.R ,me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes, e ka qëlluar me breshëri plumbash viktimën S.S., duke e lënë të vdekur në vend, kurse J.M. akuzohet për ndihmë në këtë vrasje.

“Ekziston dyshimi i bazuar “se i pandehuri F.R., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta, ku, si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment, me këtë veprim kreu veprën penale të ”Vrasjes së rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.8 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” – thotë Prokuroria.

Kurse, J.M., akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që i akuzuari F.R., të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.

Continue Reading

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending