Connect with us

Kosovë

Demiri: Shkarkimi i Vjosa Osmanit nga LDK-ja, shenjë e keqe për demokracinë

Published

on

Shkarkimi i Vjosa Osmanit nga pozitat e saj brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga analistë politik në Ferizaj po konsiderohet rikthim i kohës së diferencimit politik dhe shenjë e keqe për demokracinë në vend.

Afrim Demiri, analist dhe ish-gazetar nga Ferizaj, thotë se ky veprim i LDK-së pa debat të brendshëm politik dhe me votim elektronik, është vetëvrasje politike e kësaj partie.

“E kam parë këtë proces si një proces jodemokratik i cili në esencë nuk e shpreh një demokraci të brendshme të partisë pasi nuk mund të hiqet kuadri kryesor i partisë që deri dje ia ke besuar  edhe kandidaturën për të përfaqësuar në garë elektorale si kandidate për kryeministre pa asnjë diskutim të brendshëm politik, prandaj vijmë tek ajo pika më e dobët e partive tona tek demokracia e brendshme partiake dhe logjikisht nuk mund të ndërtohet edhe një sistem demokratik, pasi një parti e cila nuk ka demokraci të brendshme nuk mund të ofroj një qasje demokratike qeverisëse. Këtu është problemi që unë Vjosa Osmanin  e shoh si një personalitet të fuqishëm e cila duke mbrojtur votën qytetare i ka dhënë shembull partisë edhe në aspektin e edukimit demokratik”, tha Demiri.

Demiri thotë se shkarkimi i Osmanit shihet edhe si garë politike brenda LDK-së. Sipas tij, udhëheqësit e LDK-së kanë pretendime ta sjellin Avdullah Hotin në krye të partisë.

“Këtu kemi të bëjmë edhe me rivalitete të brendshme partiake për arsye se i dimë përçarjet që ishin në horizont gjatë procesit zgjedhor brenda LDK-së dhe pikërisht ishte figura e Vjosa Osmanit e cila krijoi një unitet të brendshëm partiak dhe mbi këtë unitet u kthye vota e LDK-së e cila u promovua si një shpresë e re demokratike krahas ndryshimeve që ofronte edhe Vetëvendosje që nuk ishte deri tash në pushtet dhe gëzonte një moral publik karshi procesve korruptive, prandaj shkarkimin e  saj e shoh një ndërprerje të kësaj fryme. Nëse LDK-ja  ishte parimore dhe donte të bënte ndryshime pse nuk e  propozoi Osmanin për kryeministre kur ajo ishte e nominuar gjatë procesit zgjedhor, por promovoi për kryeministër një person tjetër, prandaj unë e shoh që nesër z.Hoti ta merr vet partinë, këtu ka një revoltë të madhe e cila nuk mund të fashitet deri në fund pasi Vjosa Osmani është rubikon i LDK-së, por edhe i kthesës demokratike në kuadër të vendit”, tha Demiri.

Pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Osmani ka shpjeguar edhe disa arsye pse është shkarkuar, ku ndër të tjera ajo thotë se është diferencuar edhe për shkak se është grua. Arbenita Topalli nga Inciativa për Progres dhe aktiviste e të drejtave të grave në Ferizaj, thotë se shkarkimi i Vjosa Osmanit është mbytje e shpresës për gjininë femërore.

“Në aspektin politik rregullimi i brendshëm i partive politike ka të bëj me funksionimin e tyre demokratik duke konsideruar edhe pozitën e gruas brenda partisë. Pritjet kanë qenë shumë të larta edhe nga qyetarët, sidomos nga gratë nëse e shohim në aspektin gjinor, pasi gjatë aktiviteteve që kemi organizuar sa i përket të drejtave të grave dhe mosdiskriminimit të tyre në shoqëri ka qenë një shpresë Vjosa Osmani për të gjitha gratë në vend duke qenë se përveç që doli një kandidate e suksesshme  dhe si kryetare e Kuvendit të Kosovës ka qenë shpresë për të gjitha gratë për të kërkuar të drejtat e tyre në të gjitha fushat, si e drejta e pronës, e punës,  e shoqërisë dhe kjo normalisht ka reflektuar edhe me një lloj pakënaqësie në aspektin gjinor nga ana jonë dhe nga ana e shoqërisë. Ky përjashtim pavarësisht procedurave që ka kaluar brenda partisë është e drejtë partiake, por ta përjashtosh një grua  e cila ka kontribuar vazhdushëm ndër vite mund të themi që më tepër i ka kaluar pritshmëritë e degradimit të një femre në pozita vendimmarrëse”, tha Topalli.

 Topalli thotë se shkarkimi i Osmanit  në njëfarë forme ka kthyer sistemin e dikurshëm,  atë patriarkal.

“Katër vite kemi që në Ferizaj bëjmë organizime të ndryshme që të ngritim vetëdijen e qytetarëve për respektimin e të drejtave të grave dhe me të vërtet na ka kthyer prapa në këtë drejtim dhe kjo reflekton gjithkund. Kujtojmë që kanë marrë hapa të ngutshëm karshi qëndrimeve që ka pas Vjosa pasi në këto raste e drejta dhe shprehja  e mendimit është e lirë pavarësisht a është brenda partisë apo në institucione, përderisa nuk ka pas vendime apo veprime për burra të cilët shprehen sikurse vendimin që e morën për Vjosën“,tha Topalli.

Sipas letrës së kreut të LDK-së drejtuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, Osmani është shkarkuar me 70 vota pro nga 95 sa kishin votuar në Këshillin e Përgjithshëm, kurse 16 ishin shprehur kundër e 9 kishin abstenuar, ndërsa 28 nuk kishin pranuar të merrnin pjesë në votim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Igor Popoviq arrestohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, pas një fjalimi që ka mbajtur kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas intervistimit ai është dërgua në mbajtje, ndërkaq në cilësinë e provave materiale i janë sekuestruar përkohësisht dy telefona celularë.

Popoviq po dyshohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatë fjalimit të tij në Hoçë të Madhe, e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ato çka po ndodhin në Gazë.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla  tha se zyrtari i Qeverisë së Serbisë është ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut. Ndaj tij pritet të merren masa sipas ligjeve në fuqi në vendin tonë.

Kosova, si shtet demokratik dhe sovran, nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë e çka më pak të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja, ka shthënë Sveçla.

Continue Reading

Kosovë

Një muaj paraburgim togerit Bojan Jevtiq, i dyshuar për spiunazh

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim policit Bojan Jevtiq, të dyshuar për veprën penale të spiunazhit.

Në vendim, gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, mund t’i shmanget procedurës penale dhe se i njëjti do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, duke qenë se ai dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë.

Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda.

Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.

Togeri  Bojan Jevtiq, i cili mbante pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikën kufitare Dheu i Bardhë, është arrestuar më  17 korrik, dhe është ndaluar për 48 orë. Në Prokurorinë Speciale kanë bërë të ditur se pas aksionit të bastisjes nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Inspektorati Policor në shtëpinë e policit janë gjetur dokumente të klasifikuara.

#

Continue Reading

Kosovë

Shoqatat e dala nga lufta: Vendimi i sotëm ngre shqetësime serioze për paanshmërinë e Speciales

Published

on

Organizata e Veteranëve, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së kanë shprehur shqetësim për rrëzimin e mocionit të paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në një njoftimin për media thuhet se  ky vendim është zhgënjyes dhe ngjall shqetësime serioze për drejtësinë dhe paanshmërinë që kjo gjykatë pretendon ta përfaqësojë.

“Rrëzimi i mocionit është mesazh negativ për drejtësinë. Kur përballë fakteve, dëshmive dhe shkeljeve procedurale mohohet edhe një shqyrtim i drejtë i mocioneve mbrojtëse, krijohet përshtypja e një procesi të njëanshëm dhe të orientuar politikisht. Qëndresa jonë nuk do të ndalet.

UÇK-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë nevojë për mëshirë, por për një gjykim të drejtë, të barabartë dhe të bazuar në të vërtetën historike të luftës për liri. Gjykata nuk mund të mbyllë sytë para realitetit që e njeh bota se UÇK-ja ishte forcë çlirimtare”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, këto organizata i bëjnë thirrje opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos bien pre e “një narrative të shtrembëruar” pasi sipas veteranëve, kjo gjykatë po rrezikon të shndërrohet në mjet për rishkrim të historisë, e jo në garanci të drejtësisë.

Continue Reading

Trending