Connect with us

Ferizaj

177 raste aktive me koronavirus në Ferizaj

Published

on

Numri i të prekurve me koronavirus në komunën e Ferizajt ka shkuar në 177 pas konfirmimit të 55 rasteve të reja mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.  Në mesin e të infektuarve janë 8 mjekë specialistë, 13 infermierë, 4 staf tjetër i Spitalit të Ferizajt dhe 4 zyrtarë komunal, përfshirë edhe inspektorë. Ndërsa, në Spitalin e Ferizajt janë duke u trajtuar 13 persona, ku 11 prej tyre po mjekohen me oksigjeno-terapi.

Megjithatë, numri i lartë i të infektuarve nuk po i bind ferizajasit që t’i respektojnë masat mbrojtëse kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.

E, lidhur me këtë kryetari i komunës Agim Aliu, thotë se një individ nuk mund të bëj asgjë, por duhet që qytetarët vet të vetëdijësohen.

“Beteja me pandeminë nuk është betejë e një individi, e një institucioni pa marrë parasysh cili është ai, por është një betejë e përgjithshme dhe vet fakti që është një pandemi dhe vet fakti që është gjithëpërfshirëse në kuptimin e atakimit të qytetarëve unë po besoj se edhe reagimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe unë po besoj se secili apel i yni duhet të jetë i pranuar nga qytetarët pasi është për ata dhe e bënë më të lehtë përballjen tonë me Covid-19. Edhe po t’i  kemi 100 inspektorë është e vështirë sepse ne nuk mundemi që secilin qytetarë ta përcjellim, vet qytetarët duhet të jenë inspektor të vetvetës”, theksoi Aliu.

Aliu tha se janë në pritje të funksionalizimit të Qendrës së Shëndetit Publik në Ferizaj, në mënyrë që të infektuarit t’i trajtojnë atje.

“Duke e pasur parasysh faktin se Spitali i Ferizajt është spital që ka hapësira të kufizuara, kemi vendosur që ridizajnohet bashkëveprimi mes QKMF-së dhe Spitalit ku do të lirohen hapësira të caktuara të QKMF-së në mënyrë që disa nga repartet brenda spitalit të jenë të akomoduara për të prekurit, por duke pasur parasysh këtë ecuri shumë shpejt do ta funksionalizojmë Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik”, u shpreh Aliu.

Në nivel vendi numri i raste aktive me Covid-19  është 1 mijë e 951.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending