Connect with us

Ferizaj

Gastronomët ferizajas ankohen për masat e reja të vendosura nga Qeveria

Published

on

Pas shtimit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit në vend, nga dita e hënë është marrë vendim që të gjitha shërbimet e gastronomisë, përfshirë restorantet, kafeteritë dhe klubet e natës të mos ofrojnë shërbime nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit në të gjithë territorin e vendit tonë.

Një vendim i tillë nga gastronomët ferizajas po cilësohet diskriminues. Ata thonë se kanë shpresuar që të paktën gjatë verës do t’i kompensojnë humbjet që i kanë pasur përgjatë 3 muajve të kaluar.

 “Normal që  e përkahim vendimin e Qeverisë pasi është në favor të mbrojtjes së shëndetit, por si gastronomi na ka dëmtuar shumë, puna nuk është duke u bërë si më herët, jemi duke pasur shumë vështirësi pasi edhe ne kemi shumë shpenzime, nuk kemi as përkrahje të Qeverisë, pagat e premtuara nuk kanë dalë, ndërsa edhe më e rëndë është që ne po diskriminohemi, disa biznese me  punu ndërsa ne jo, masat jemi duke u munduar në maksimum me i respektu”, tha Egzon  Aliu, udhëheqës i kafeterisë “Premiera” në Ferizaj.

“Ne kemi filluar punën që 1 muaj e gjysmë, në këtë muaj jemi munduar maksimalisht me i respektu masat, por prapë puna ka qenë më e vogël, tani është sezona e verës dhe ne sektori i gastronomisë kemi pritur me punu tani, ndërsa masat e reja me punu deri në ora 9 prapë na dëmtojnë neve dhe njerëzit dalin më shumë në mbrëmje për t’iu ikur temperaturave të larta gjatë ditës”, tha Leona Jahiri, pronare e “Lonki’s Cake”.

Në komunën e Ferizaj është e ndaluar edhe  lëvizja  e qytetarëve në këtë orar. Qytetarëve të Ferizajt nuk po u pëlqen menaxhimi që është duke u bërë me situatën që ka krijuar pandemia.

“Këtë moshë e kam bërë dhe nuk e di se çka janë viruset, menaxhimi nuk është fare, në fillim filluam me i përdor maskat dhe kishte raste, ndërsa normal që ka tash më shumë raste se ka njerëz më shumë duke lëvizur, por më e dyshimta është njerëzit që po shërohen si po shërohen ata, kjo është për t’u çuditur, normal që vdes njeri 70 vjeçar, edhe unë jam 70 vjeçar dhe normal nuk pres me u bë i ri, por vetëm me prit vdekjen  në këtë moshë”, tha Sejdi Sejdiu.

“Situata është bukur serioze pasi në kohën e fundit është duke u rritur numri, unë nuk kam maskë për momentin, e kam në veturë, por zakonisht e mbaj, ka nevojë për më shumë kujdesje, ndërsa sa i përket masave të reja prej orës 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit nuk e di sa munden me prodhu efekt, mendoj që duhet të jenë më rigoroze masat që të definohet saktë për të gjithë“, tha një tjetër qytetar.

3 mijë e 886 raste pozitive me koronavirus janë regjistruar deri më tani në Kosovë me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa numri i të shëruarve në vend është gjithsej 2 mijë e 3 raste, kurse raste aktive me koronavirus janë 1 mijë e 801.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vazhdimësi është duke bërë thirrje që të zbatohen  masat mbrojtëse si mbajtja e maskave, mbajtja e distancës dhe e higjienës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Trending