Connect with us

Ferizaj

KPF ia procedon Kuvendit propozim-vendimin për ndarjen e rezervave buxhetore të komunës

Published

on

Komiteti për Politikë e Financa në mbledhjen e mbajtur sot kalimthi ia procedoi Kuvendit Komunal raportin e Auditimit të komunës së Ferizajt për vitin 2019. Ky dokument i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës i cili ka pasqyruar menaxhimin financiar që ka bërë ekzekutivi i Ferizajt vitin e kaluar, nuk zgjoi interesim për diskutim nga anëtarët e KPF-së.  Kështu, përveç drejtoreshës së Financave Sebahate Ajeti, e cila në pika të shkurta e paraqiti këtë raport, anëtarët e Komitetit nuk dhanë asnjë koment lidhur me këtë raport duke e thënë se atë do ta diskutojnë në mbledhjen e Kuvendit.   

“Sipas opinionit të auditorëve pasqyrat financiare për vitin e përfunduar 31 dhjetor 2019 prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin publik. Baza për opinionin e auditimit, konkretisht theksimi i çështjes është bërë për shkak të shpenzimeve në vlerë prej 417 mijë euro që janë paguar dhe regjistruar në kategori jo adekuate të shpenzimeve si rezultat i vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore. Auditori ka theksuar që ka qenë si planifikim i gabuar  në buxhetin e vitit 2019 për shkak se obligimet që kanë dalë nga njëra kategori dhe janë ekzekutar përmes përmbaruesve nga kategoria tjetër ka qenë si rezultat që nuk kemi pasur mjete që t’i paguajmë me kohë të gjitha faturat dhe si rrjedhojë e kësaj opinioni i auditimit nuk është modifikuar me këtë çështje”, tha Ajeti.

Përveç raportit të Auditimit, drejtoresha e Financave prezantoi edhe dy pika të tjera, të cilat edhe u votuan nga anëtarët e KPF-së për të kalur për diskutim dhe miratim në seancën e Kuvendit,  raportin financiar për periudhën janar-qershor 2020 dhe propozim-vendimin për ndarjen e rezervave buxhetore të komunës për vitin 2020.

“Mjete rezervë të komunës së Ferizajt në kuadër të buxhetit të vitit 2020 për paga dhe mëditje që do të duhej të shpenzoheshin tek shërbyesit publik kanë qenë gjithësej 1 milion e 900 e 447 euro, mirëpo meqenëse ligji i pagave nuk ka hyrë në fuqi ne kemi propozuar që këto mjete të shpërndahen nëpër kategoritë ekonomike, në mallra dhe shërbime i kemi ndarë  515,447 mijë euro,  në subvencione dhe transfere 50 mijë euro si dhe në investime kapitale 1 milion e 425 mijë euro”, theksoi Ajeti.

E, ky propozim i ekzekutivit që nga mjetet rezervë gjysmë milioni euro të kalojnë në mallra dhe shërbime, Imri Hashanit të LDK-së iu duk jo i duhur.

“Po më duket shumë nga 1 milion e 900 mijë euro gjysmë milioni euro keni ndarë për mallra dhe shërbime, mos ka qenë më mirë që këto mjete të shkojnë në investime kapitale aty ku preken më shumë nga qytetarët”, tha Hashani.

“Ju e dini që kemi ndarë 200 mijë euro për pandemi dhe të gjitha ato mjete kanë qenë nga të hyrat vetanake dhe normalisht që ne kemi mbetur mangut në kontratat që kemi pasur të lidhura dhe një pjesë e këtyre mjeteve është orientuar në mallra dhe shërbime për të mbuluar vakumin që është bërë në realizimin e të hyrave vetanake”, tha Ajeti.

 Në këtë mbledhje, Komiteti për Politikë e Financa ia procedoi Kuvendit Komunal edhe propozim vendimin  për vënien në diskutim publik të draft rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending