Connect with us

Ferizaj

Lëndohet një person nga bombola e oksigjenit në Spitalin e Ferizajt

Published

on

Një person është lënduar mbrëmë pas mesnate në Spitalin e Ferizajt pas shpërthimit të rregullatorit të bombolës së oksigjenit. I lënduari ishte duke u kujdesur për babain e tij të shtrirë në këtë spital pas infekimit me virusin korona. Drejtori  i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se shpërthimi i rregullatorit ka ndodhur teksa i lënduari ka tentuar ta rregulloj vet oksigjenin. Megjithatë, ai theksoi se gjendja e tij është e mirë.

“Në orën 1 pas mesnatës në repartin e Interno-s ku është duke u bërë trajtimi i rasteve me Covid-19 fatkeqësisht një rregullator i bombolës së oksigjenit ka shpërthyer, por fatmirësisht nuk kemi lëndime tek pacientët apo tek personat përgjegjës që merren me ndërrimin e bombolave, mirëpo edhe përkundër personit përgjegjës që i ka referuar familjarit të pacientit të mos e prekë bombolën përkundrazi ai ka dashur t’i ndihmoj në njëfarë mënyre dhe i ka djegur pak duart, por që gjendja e tij është stabile dhe nuk ka ndonjë lëndim që duhet të shqetësohemi”, tha Zeqiri.

Zeqiri tha se kjo është hera e dytë që po ndodhë një gjë e tillë për shkak të përdorimit të shumtë të bombolave të oksigjenit, të cilat janë të parapara të përdoren më pak se 24 orë.

 “Kjo është hera e dytë që kemi një shpërthim të rregullatorit të bombolave të oksigjenit, herën e parë është lënduar një infermiere dhe menjëherë e kemi thirrur Inspektoratin e Punës që të bëj verifikimin ku është problematika tek rregullatori, kualiteti i rregullatorit, apo tek puna shumë e madhe e rregullatorit ku në 24 orë i kemi pacientët në oksigjeno-terapi dhe jemi duke pritur përgjigjen nga ta. Mirëpo, përkundër këtij fakti, ne jemi konsultuar me shumë ekspertë të oksigjenit dhe ata na kanë referuar që bombolat nuk janë të dedikuara për punë 24 orëshe dhe ato pjesë përbërëse të rregullatorit dëmtohen, ndërsa ne jemi duke i përdorur më shumë se 24 orë“, tha Zeqiri.

Në Spitalin e Ferizajt janë duke u trajtuar 41 pacientë, prej tyre 33 janë me oksigjeno-terapi, ndërsa dy raste janë me ventilim mekanik. Sipas drejtorit të Spitalit, 3 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. 

Gjatë kohës sa ekipi i Televizionit Tema qëndroi në Spitalin e Ferizajt, nga aty u nxorën dy kufoma. Lidhur me këtë, drejtori i Spitalit tha se nuk mund të jap detaje, pasi përgjegjës për vdekje të pacientëve të prekur me Covid-19 është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending