Connect with us

Ferizaj

Thyhen xhamat e dy kisha ortodokse serbe në Ferizaj

Published

on

Janë thyer xhamat e dy kishave ortodokse serbe që gjenden në fshatin Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili përmes një reagimi për media ka dënuar këtë incident, duke e cilësuar si akt të shëmtuar.

“Ky incident i thyerjes së xhamave të Kishës Ortodokse në Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve është një akt i shëmtuar i personave të pandërgjegjshëm për të cilët Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë kanë marr veprimet e nevojshme. Ne dënojmë këtë incident, duke e konsideruar një rast të izoluar dhe fare pa ndikim në klimën ndër fetare në komunën tonë. Veprimet e tilla janë kundër etikës religjioze të qytetarëve ferizajas, kur kemi parasysh faktin se komuna jonë është simbol i qytetit të tolerancës fetare”, thuhet në reagim.

Aliu ka theksuar se ka kontakte të vazhdueshme me klerikët fetar të të gjitha besimeve dhe se këto incidente nuk do të zbehin raportin, që ai e cilëson të jetë në nivelin e duhur.

Shpenzimet për riparim do t’i marrë përsipër Komuna e Ferizajt.

“Siguroj besimtarët ortodoks dhe udhëheqjen e Kishës Ortodokse në Ferizaj se Komuna e Ferizajt do të marrë përsipër mbulimin e të gjitha shpenzimeve të riparimit të pronës së dëmtuar të kishës dhe se pres që organet e drejtësisë dhe sigurisë të marrin vendimet e duhura ndaj kryesve të këtij akti të shëmtuar dhe kundër frymës qytetare” shtoi Aliu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending