Connect with us

Botë

Katër të vdekur nga zjarri në Tivar të Malit të Zi

Published

on

Tre të mitur dhe një i person i moshës madhore kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e 15 shkurtit në një vendbanim rreth orës katër në një lagje të banuar me romë në Tivar, në Mal të Zi.

Zjarri, që shpërtheu rreth orës 04:00, përfshiu disa objekte dhe më pas u njoftua zjarrfikësja.

Siç tha prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq për Radion Evropa e Lirë, katër trupat e pajetë u gjetën në vendngjarje.

“Kemi gjetur katër baraka të djegura dhe katër trupa të djegur në to. Shkaku i zjarrit do të dihet pas vlerësimit të ekspertëve”, tha ajo.

Zjarri përfshiu një lagje të improvizuar ku jetojnë kryesisht romë. Këshilli i Romëve në Mal të Zi tha se kjo tragjedi tregon se sa është e nevojshme shpërngulja e familjeve rome nga lagje të tilla.

“Fakti që shumë familje detyrohen të jetojnë në baraka të parafabrikuara, pa kushte dhe siguri adekuate, është një problem serioz social. Pa mbështetjen dhe masat e duhura mbrojtëse, këto familje janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh të aksidenteve siç është ky zjarr”, tha këshilli.

Këshilli i Romëve u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të përmirësojnë kushtet e banimit për popullatën rome në Tivar dhe në mbarë Malin e Zi.

/REL/

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Botë

Qeveria e Sllovakisë konfirmon atentatin dhe plagosjen e kryeministrit Fico

Published

on

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.

Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023

Continue Reading

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Trending