Connect with us

Ferizaj

Qytetarët ankohen për rrugën që çon tek parku ‘’Liria’’

Published

on

 

Ka disa vite që po kërkohet asfaltimi i rrugës e cila çon tek parku ‘’Liria’’, madje për rregullimin e saj shpeshherë është premtuar nga pushtetarët, por edhe sot e kësaj dite gjendja vazhdon të mbetet e tillë.

Banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge ankohen se udhëheqësia ferizajase asnjëherë nuk i dha prioritet kësaj rruge edhe pse është shumë e qarkullueshme.

Vuajmë nga pluhuri e nga rruga e keqe, i dëmtojmë veturat, dëme ka mjaftë shumë. Para një muaji  e kanë mbushur me zhavorr po prapë shiu e ka bartë, mirëpo sa herë të bie shi kjo rrugë vërshohet, tani vijnë edhe qytetarët prej diasporës, ata kanë qef me shku lartë se i ka dalë zani Parku i Lirisë, por me vetura të mira nuk hyn askush këndej”, tha Beqir Hasani.

“Në fillim që erdhëm kësaj rruge krahasim me vite më parë ishte pak diçka më mirë, por për shkak të kushteve atmosferike prapë kish fillu me u prishë, por me mujtë me marrë një iniciativë në të ardhmen me e rregullu edhe ne do të kishim vullnet me ardhë këtu më shumë, duhet me pas një rrugë më të mirë”, tha Brahim Maksuti.

“Vështirësi ka boll, është një rrugë katastrofë, verës është pluhur e dimrit është edhe më keq, edhe ata që shkojnë tek parku është shumë keq për ata”, tha një tjetër banor.

Ndërsa, drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, tha se kjo rrugë do të rregullohet gjatë këtij mandati qeverisës, por nuk precizoi se në cilin vit të mandatit katërvjeçar do të ndodhë kjo.

“Gjatë këtij mandati do të përfundohet asfaltimi i asaj rruge dhe nuk po them asfaltimi pasi duhet shikuar edhe aspekti teknik a duhet të asfaltohet apo duhet me kubëza të bëhet ajo pjesë e rrugës, por gjithsesi do të rregullohet ajo rrugë dhe do të jetë e kalueshme për të gjithë  qytetarët. Momentin e parë që na krijohen mundësi buxhetore ne do ta asfaltojmë këtë rrugë dhe jo vetëm rrugën, por do ta trajtomë gjithë zonën tek parku “Liria”, pasi është zonë me rëndësi të veçantë për neve”, tha Bytyqi.

Kjo rrugë që çon në parkun ‘’Liria’’, është e gjatë rreth 500 metra.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending