Connect with us

Ferizaj

Paralajmërohet padi ndaj rektorit Agron Bajraktari

Published

on

 

Përfaqësues të organizatës ‘’Demokracia Studentore’’ së bashku me një grup të doktorëve të shkencave dhe profesorë universitar të komunës së Ferizajt, sot  janë bërë bashkë për të diskutuar, siç thanë ata, keqpërdorimet që po bëhen në Universitetin e Ferizajt, duke kërkuar edhe njëherë shkarkimin e rektorit të këtij universiteti Agron Bajraktari.

Mexhid Ramusa nga ‘’Demokracia Studentore’’, tha se në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj janë duke u bërë shumë shkelje ligjore dhe se për këtë do të ngrisin edhe padi.

“Prezantuam të gjitha shkeljet ligjore që janë bërë deri më tani në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, kemi bërë një përmbledhje dhe tash e tutje do t’i drejtohemi dhe organeve të drejtësisë me një padi ndaj rektorit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Agron Bajraktarit për gjendjen që e ka shkaktuar në Universitetin e Ferizajt. Në këtë debat kanë qenë të ftuar edhe prokurori dhe policia por nuk kanë marrë pjesë për arsye të tyre personale”, tha Ramusa.

Profesor doktor Muhamet Avdyli, tha se Universiteti i Ferizajt është degraduar aq shumë saqë shumë shpejt, sipas tij, do të mbetet vetëm një kolegj.

“E keqja më e rëndë që unë kam dëgju për këtë universitet dhe më ka thënë vetë profesori Basri Beqiri që dje kam nejt me të, ka thanë që neve vet rektori na ka ofru nga 20-30 indeksa dhe ka thënë duhet t’ua jepni studentëve notën e këtyre profesorëve se punojnë në qeveri dhe nuk munden me ardhë në universitet, merreni me mend një rektor universiteti kur ofron kolegëve të vet dhe në njëfarë mënyrë i kërcënon për me e dhënë notën e atyre se nuk munden me ardhë se janë në qeveri dhe e keqja më e madhe është se të njëjtit profesorë nuk kanë pranu me bë një gjë të tillë dhe u është ndalur hyrja në universitet, ata janë njerëz të Ferizajt është Mehdi Xhokli, Basri Beqiri, pa asnjë procedurë janë larguar nga fakulteti pse s’kanë pranu me hy në shërbimet e rektorit”, tha Avdyli.

Në këtë takim u prezantuan disa të gjetura të organizatës “Demokracia Studentore” që kishin të bënin me profilet e profesorëve të cilët ligjërojnë në Universitetin e Ferizajt për të cilët u tha se janë figura të afërta me PDK-në.

Këtij takimi mbështetje i dhanë edhe asamblisti i Kuvendit Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje Dritëro Hyseni dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate Fazli Shabani, si dhe një numër i vogël i studentëve të Universitetit të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending