Connect with us

Ferizaj

Mbahet pjesa e parë e testit të maturës në Ferizaj

Published

on

2 mijë e 375 maturantë të komunës së Ferizajt, i janë nënshtruar pjesës së parë të testit të maturës.

Për të parë nga afër ecurinë e zhvillimit të këtij testi të rëndësishëm për maturantët, gjimnazin ‘’Kuvendi i Arbërit’’ e vizitoi  ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga kryetari  i Ferizajt Agim Aliu.

Ministri  Bytyqi, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet  e nevojshme që ky test të shkoj mirë, duke shfaqur shpresën për rezultate pozitive.

 “Pas përgatitjeve që janë bërë nga Komisioni Shtetëror i Maturës, sot është dita e parë e fillimit të testit të maturës, unë ju uroj gjithë maturantëve të kenë sukses në këtë test dhe gjithë nxënësit të cilët kanë obligim dhe kanë përgatitje të mirë t’i marrin rezultatet e merituara dhe të duhura dhe ky ka qenë synimi ynë kur kemi filluar të merremi me këtë çështje që vërtet kësaj radhe testi i maturës të dalë një test i suksesshëm në mbarëvajtje, ndërsa rezultatet janë ato të për cilat kanë bërë kontribut së pari mësimdhënësit, pastaj drejtues të shkollave dhe padyshim kanë pasur një përkrahje edhe nga kryetarë të komunave, por edhe nga Ministria e Arsimit”, tha Bytyqi.

Ndonëse nuk është lejuar që nxënësit të futën në qendër të testimit me telefona, ata janë parë me ta brenda nëpër klasë, madje disa teste kanë qarkulluar edhe nëpër rrjete sociale.

“Secili nxënës që do të zihet duke përdor telefon në klasë ai do të largohet nga testi,e përsëritëm këtë kërkesë edhe me administratorë që aty ku ka këso gjëra duhet të evitohen. Janë gjëra që duhet parë, sepse këto janë defekte që kanë qenë në të kaluarën, ne jemi munduar me i zvogëlu këto defekte, por nuk është e lehtë që menjëherë të gjitha defektet të eliminohen, konsideroj se është bërë një hap pozitiv, por do shohim tutje se si ka rrjedhur deri tek testi  dhe si do të jetë ndikimi i këtij testi në rrjetet sociale”, u shpreh ai.

Kurse, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se do të angazhohen që të krijojnë kushte për ngritjen e cilësisë në arsim.

“Urojmë që të kenë suksesin e duhur, ajo që ne si komunë është sot dhe do të jetë edhe nesër angazhim që të krijojmë kushte dhe mundësi në mënyrë që të bëjmë atë që duhet të bëhet, të përmirësohet cilësia në arsim, sepse tashmë një kohë të gjatë kemi pasur investime bazike të ndërtimit të infrastrukturës, por është koha e fundit  që ne të përmirësojmë kushtet dhe të jemi të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim”, tha Aliu.

Këtë vit testi i maturës do të mbahet në katër regjione, në katër ditë të ndryshme, ku pyetjet e testit nuk do të jenë të njëjta për asnjërin rajon.

U bë e ditur se për rajonin e Ferizajt dhe të Gjilanit, pjesa e dytë e testit do të mbahet më 5 qershor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending