Connect with us

Ferizaj

Ferizaj fiton 600 mijë euro në ‘’Garën për Mjedis të Pastër’’

Published

on

Komuna e Ferizajt ka fituar tri çmime për ambient në vlerë 600 mijë euro. Për përmbushje të suksesshme të të gjitha kritereve në ‘’Garën Për Mjedis të Pastër’’, komuna e Ferizajt fitoi 150 mijë euro, për përmirësimin më të madh në inkasim, kompania ‘’Pastërtia’’ fitoi 300 mijë euro, ndërkaq për përmirësim të shërbimeve publike u ndanë 150 mijë euro.

Këto 600 mijë euro u ndanë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Qeveria gjermane dhe ‘’GIZ’’-i.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, shprehu mirënjohje për këto shpërblime, pasi sipas tij, këto para do të shërbejnë shumë për ta zbatuar platformën e tij qeverisëse sa i përket çështjeve të ambientit.

“Komuna jonë përfitoi më së shumti dhe ne së bashku me kompaninë ‘’Pastërtia’’ dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike do të bëjmë një agjendë të qartë të shpenzimit të këtyre mjeteve dhe sigurisht që ka qenë tepër i domosdoshëm sigurimi i këtyre mjeteve, në radhë të parë për të ndryshuar resurset dhe teknikën dhe gjithë atë që është pjesë e logjistikës, në mënyrë që të bëhet punë dhe angazhim cilësor në përfundimin e këtyre prioriteteve”, tha Aliu.

Kryetari Aliu tha se do të formohet një këshill gjithëpërfshirës, për t’i hartuar prioritetet se ku do të investohet me këtë grant të fituar.

“Ajo që është deri tash kërkesë kryesore e kompanisë ‘’Pastërtia’’ është kryesisht investimi në makineri, pasi që ka një makineri tepër të vjetërsuar dhe nuk përkon me punët dhe angazhimet e kësaj ndërmarrjeje. Më shumë do të ketë investime në makineri,  ndërsa çështje të tjera lidhur me krijimin e ambientit dhe hapësira më të pastra është në mbikëqyrje të ‘’Ambientit’’ ku ata kanë bërë edhe marrëveshje dhe kontrata me organizata të ndryshme të politikave mjedisore”, tha Agim Aliu.

Për mbrojtje të ambientit u shpërblye edhe komuna e Kaçanikut. Kryetari Besim Ilazi, u zotua se këto mjete do të menaxhohen me përkushtim të lartë.

“Unë besoj që çdo donacion do ta ketë efektin e vet dhe kjo do të vërehet në ditët në vijim. Është një grat që kemi përfituar në vlerë prej 137 mijë euro, ku për ne si komunë konsiderojmë që është një çmim mjaftë i mirë. Do të angazhohemi për t’i ngritur kapacitetet e punës e sidomos në mbulueshmërinë e qyteteve të komunës tonë me kontejner, por gjithashtu edhe në blerje të makinerisë”, tha Ilazi.

Shpërblimet e ndara sot pasojnë një vlerësim që institucionet gjermane dhe Ministria e Mjedisit, kanë bërë nëpër komuna në kuadër të ‘’Garës për Mjedis të Pastër’’, e cila ishte realizuar gjatë vitit 2016 dhe 2017.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending