Connect with us

Ferizaj

Me aktivitete të ndryshme shënohet Dita e Fëmijëve në Ferizaj

Published

on

Fëmijët e të gjithë botës kërkojnë sot vëmendjen e prindërve dhe institucioneve. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por për ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Kjo ditë ndërkombëtare e fëmijëve  u shënua edhe në qytetin e Ferizajt, me një mori aktivitetesh nga nxënësit e shkollave të Ferizajt, të cilët përmes performancave e defileve të ndryshme festuan këtë ditë.

 “Besoj që të drejtat tona janë maksimalisht të zbatuara, po ashtu edhe të drejtën e fjalës”, tha Diana Mehmeti, nxënëse e shkollës së muzikës “Çesk Zadeja”.

Nënkryetari i komunës së Ferizajt Naim Ferati, uroi që 1 qershori i ardhshëm të shënohet me kushte më të mira për fëmijët, duke shprehur zotimin e qeverisë lokale për avancimin e të drejtave të fëmijëve.

“Duke uruar që vitet e tjera festat e ardhshme, 1 qershoret tjerë të na presin në kushte shumë më të mira me avancim më të madh të të drejtave të fëmijëve kudo në botë, me mirëqenie më të mirë, me shëndetësi më të mirë, me kushte më të mira në shkolla e çerdhe për të gjithë fëmijët tanë. Si qeveri komunale, si ekip po bëjmë përpjekje që të bëjmë punë, angazhim, strategji e politika që të krijojmë sa më shumë mundësi në zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të Ferizajt”, tha Ferati.

Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me aktivitete e shënoi edhe shoqata “Handikos”. Menaxherja e kësaj shoqate në Ferizaj Xhemile Murseli, u shpreh e pakënaqur me mosrespektimin e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Situata e fëmijëve me aftësi të kufizuar mbetet ende e pakënaqshme, ne si organizatë, jemi një nga organizatë që ofron shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe në kuadër të projekteve e shërbimeve mundohemi t’i mbështesim fëmijët që të përfshihen në shkolla e në shoqëri, po ashtu edhe familjet që të avokojnë për të drejtat e fëmijëve të tyre”, tha Murseli.

Për nderë të kësaj dite, ‘’Handikos’’-i bashkë me disa artistë ferizajas, ishin angazhuar për punime artistike.

“Ka disa vite që bashkëpunojmë me “Handikos”-in, vitin e kaluar e kemi pas një aktivitet me fëmijë duke bërë vizatime, ndërsa sot në bashkëpunim me artistë dhe fëmijë të realizojmë një kolazh një punim me ngjyra që ka si tematikë gjithëpërfshirjen që asnjë fëmijë nuk ka dallime, por janë të gjithë të barabartë”, tha Lebibe Topalli.

‘’Handikos’’ ishte përkujdesur që në këtë ditë të shes edhe produkte ushqimore, paratë e të cilave do të përdoren për nevoja të fëmijëve të kësaj shoqate.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Brenda një jave në Ferizaj u shqiptuan 1370 gjoba trafiku

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt në periudhën njԯ javore nga 22 deri më 28 prill 2024, ka shqiptuar 1370 gjoba trafiku derisa  ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 29 aksidente, ku katër prej tyre ishin aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar si dhe 15 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kërcënohet me jetë Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i  “AVONET”

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve, “AVONET”, Kenan Gashi, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një palë e përfshirë në një rast që “AVONET” po e trajton në gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se rasti i kërcënimit dhe kanosjes ndaj tij nga ana e personit Faredin Grainca, ndodhi mbrëmjen e së premtes, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt,  por siç u shpreh Gashi, sulmi u parandalua falë zyrtarëve të Policisë që ishin të pranishëm në atë çast në vendngjarje.

Sipas Gashit, kërcënimet e sulmet e tilla janë shqetësuese për faktin se vijnë si rezultat i punës dhe aktivitetit publik të cilin e zhvillon në interes të përgjithshëm andaj edhe kërkon veprime të menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit për inicimin e procedurës penale këtij personi.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast, për të cilin tha se është njoftuar edhe prokuroria dhe janë intervistuar të dyja palët.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në kërkim të dyshuarit të dytë për plagosjen me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj

Published

on

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit për të shtënat e mbrëmshme me armë zjarri është arrestuar ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim.

Nga të shtënat me armë zjarri, që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:45 më rrugën “ 12 Qershori” mbetën të plagosur dy persona të cilët u dërguan për trajtim në në emergjencën e Ferizajt.

 “Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga persona të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gaz dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Trending