Shkolla ‘’Çesk Zadeja’’ me mungesë të kushteve për mësim

Mungesa e hapësirës dhe mungesa e instrumenteve muzikore, janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet shkolla e muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj.

Drejtori i kësaj shkolle Bardh Abazi, tha se kanë bërë kërkesë në Drejtorinë e Arsimit që kjo shkollë të furnizohet me pajisje si dhe të bëhet një zgjidhje për zgjerim të hapësirës, por se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

 “Sot shkolla e muzikës i ka 415 nxënës e ka plus shkollën e artit figurativ që është hapur dy vitet e fundit, realisht gjithë kjo dyndje e ky volum që është rrit si në aspektin e nxënësve dhe në hapjen e degëve të reja nuk ka ndryshu asgjë, jemi në gjendjen e njëjtë me objekt, por në anën tjetër jemi rritur në numër dhe degë të reja, kështu që po na e vështirëson shumë punën sepse instrumenti do ambiente të posaçme me izolim akustik, por ne nuk po i kërkojmë njëherë ato por ne njëherë po kërkojmë të kemi instrumente pastaj ta bëjmë izolimin akustik, sepse realisht kemi mungesë të instrumenteve”, tha Abazi.

Megjithë mungesën e kushteve të nevojshme për punë, kjo shkollë, sipas drejtorit Abazi po punon mjaftë shumë.

 “Parakalimi i bandës frymore nga nxënësit e shkollës së muzikës e ka bërë një jehonë të veçantë në qytet, unë e mendoja një parakalim normal, por atë ditë unë e kam përcjell parakalimin që nga nisja dhe e kam parë interesimin e madh të qytetarëve që banojnë përgjatë sheshit dhe të gjithë kanë qenë duke xhiruar me telefonat e tyre dhe në fund e pashë që ka qenë një dyndje në rrjetet sociale me performancën e  nxënësve dhe na ka befasuar shumë dhe kjo i bie që qyteti i Ferizaj e vlerëson të bukurën dhe tani na mbetet neve si institucion edhe pse jemi në këtë gjendje na duhet me u shfaq sa më shumë që me bë një tip marketingu për shkollën dhe me mbet me shpresën se dikur ka me u na kthy kjo punë, nuk po kërkojmë ndonjë gjë pos me kriju kushte për nxënësit që kanë me ndjek këtë shkollë”, tha Abazi.

Sa i përket vendosjes së pianos koncertuale në teatrin e qytetit e cila u dhurua ditë më parë nga një familje zvicerane, drejtori i shkollës “Çesk Zadeja”, tha se pasi të mbarojnë Ditët e Kulturës do të bisedohet që ajo piano të vendoset në shkollën e muzikës, pasi nxënësit kanë nevojë për atë piano.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90