Tre persona humbin jetën në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:40, në rrugën magjistrale Kaçanik- Ferizaj.

Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur kur shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin.

“Ngasësi i veturës Opel Astra, F.B., duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me  kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh në skaj të rrugës ku është rrokullisur me automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mjekët kanë konstatuar se ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre pasagjerët janë dërguar në QKUK.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90