Connect with us

Ferizaj

Kuvendi i Ferizajt jep në shfrytëzim parcelën e mësyer për spital

Published

on

Me 22 vota për, Kuvendi komunal i Ferizajt miratoi sot vendimin për dhënien në shfrytëzim të parcelës në Talinoc të Muhaxherëve, për ndërtimin e spitalit rajonal.
Në arsyetimin e ekzekutivit të Ferizajt që u parashtrua nga drejtori i pronës Sabri Murseli, u tha se me kërkesë të shërbimit spitalor të Kosovës, Spitali i Ferizajt i ka bërë kërkesë Kuvendit Komunal që ta jep në shfrytëzim afatgjatë parcelën në fjalë, për fillimin e realizimit të projektit të spitalit rajonal, të financuar nga qeveria e Kosovës.
Ky vendim u mor pas një debati të ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës në lidhje me bazën ligjore të këtij vendimi, pasiqë, sipas këshilltarit të Vetëvendosjes, Enver Halitit, ky ligj nuk mund te përdoret për ketë qëllim. Sipas tij, ligji në fjalë ka për qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik, dhe se miratimi i tij për ndërtim të spitalit paraqet shkelje ligjore. Poashtu Haliti akuzoi drejtorin e urbanizmit se ka nisur procedurën e dhënies së lejes për ndërtimin e spitalit me ligjin për ndërtim, akoma pa u kryer procedurat ligjore për përcaktimin e parcelës në fjalë dhe përkundër asaj se planet rreguluese urbane janë në fuqi.
Këshilltari i PDK -së, Nehat Mustafa, në lidhje me projektin e spitalit, duke kujtuar ditët e para të pasluftës kur u themelua spitali i sotëm i Ferizajt, deklaroi se spitali ka mbetur trashëgimia e vetme e mbetur nga lufta çlirimtare në qytetin tonë, dhe në këtë kontekst ,u bëri thirrje këshilltarëve që ta votojnë këtë vendim. Në thirrjen e tij, Mustafa e shpalosi edhe idenë se nëse, pas votimit Ministria e kthen këtë vendim si të paligjshëm, atëherë drejtorët e urbanizimit dhe të pronës të japin dorëheqje për futje në lajthitje të Kuvendit komunal.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending