Fillojnë përgatitjet për manifestimin ‘’Ditët e Diasporës’’

“Ditët e Diasporës“ të cilat tashmë tradicionalisht organizohen në Ferizaj për nderë të mërgimtarëve, sivjet do të fillojnë nga 26 korriku.

Përgjegjës të sektorit të kulturës në Ferizaj, thanë se tashmë e kanë përgatitur një draft të agjendës me aktivitete të ndryshme kulturore, që do të zhvillohen me rastin e këtyre ditëve.

“Është një periudhë shumë e veçantë që ne si Drejtori e Kulturës i kushtojmë rëndësi të veçantë në aspektin kulturor, është periudha kryesisht fundi i muajit korrik dhe fillimi i muajit gusht, është në periudhë që është koha më e frekuentuar nga gurbetqarët dhe që në fillim të vitit e kemi parasysh këtë manifestim dhe këto ditë kemi pasur disa takime me grupe të ndryshme kulturore dhe kemi bërë një draft-agjendë pasi ende nuk është përfundimtare, por këtë që e kemi tani është e ngjeshur me aktivitete, kryesisht janë aktivitete që mbahen jashtë objekteve kulturore, janë kryesisht koncerte, ekspozita e promovime kulturore, të ushqimeve, veshjeve tradicionale, vizita të ndryshme të vendeve kulturore, e të tjera”, tha Sabri Pajaziti.

Pajaziti tha se manifestimi i sivjetmë ‘’Ditët e Diasporës’’ përmban edhe risi.

“Ajo që do të veçoja është kërkesa e organizatës kompania CoNEXT që e kanë një aktivitet tradicional në të gjitha qendrat e Kosovës dhe Shqipërisë e quajtur “Festa e Miqësisë” dhe të jem i sinqertë është një lehtësim i madh për neve sidomos në aspektin financiar, sepse ata do të kenë koncert tre ditor në qendër të qytetit me të gjitha përmasat, pa ndonjë nevojë të veçantë nga Drejtoria e Kulturës”, u shpreh Pajaziti.

Aktivitetet që do të zhvillohen për nderë të manifestimit “Ditët e Diasporës” do të zgjasin dhjetë ditë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90