Connect with us

Ferizaj

Krenare Çerkini zgjedhet kryetare e Unionit të Studentëve të Kosovës

Published

on

Ferizajasja Krenare Çerkini është zgjedhur kryetare e Unionit të Studentëve të Kosovës. Kjo organizatë e pavarur studentore, e cila ka për qëllim angazhimin  për mbrojtjen e interesave të studentëve dhe përfaqësimin e opinionit të tyre, po ashtu ka zgjedhur edhe gjithë strukturën e saj udhëheqëse të asamblesë së përgjithshme. Kryetarja e sapo zgjedhur ndihet e lumtur që do ta ketë mundësinë që për dy vitet e ardhshme të jetë në krye të këtij Unioni. Ajo tregon se synim kryesor i këtij Unioni është anëtarësimi në Unionin Evropian të Studentëve.

“Tash jemi strukturë e re dhe jam shumë e kënaqur që struktura e zgjedhur po duket të jetë shumë premtuese, është një ekip i studentëve elitarë . Një objektivë që ne si studentë  e kemi qysh moti është anëtarësimi i Unionit tonë në Unionin Evropian të Studentëve, është kjo një sfidë për ne por që do të angazhohemi dhe do të punojmë në maksimum që sivjet ta arrijmë këtë synim”, tha Çerkini.

Çerkini që aktualisht është studente  e nivelit master në kolegjin AAB, deri më tani ishte nënkryetare e Unionit të Studentëve të Kosovës si dhe anëtare për marrëdhënie me jashtë. Ajo tregon për angazhimet dhe vizitat jashtë vendit që kishte bërë sa ishte në këtë pozitë.

“Kam pas rastin t’i përfaqësoj studentët tanë nëpër evente nëpër Evropë si për shembull kam qenë pjesë e një konvente studentore në Angli dhe Estoni. Mandej kam qenë pjesë e takimeve miqësore mes Unionit të Kosovës dhe Evropës që janë mbajt në Belgjikë dhe Austri. Po ashtu, kam pas fatin që studentët tonë t’i përfaqësoj edhe në Kroaci e Slloveni. Prandaj të gjitha këto vizita më kanë bërë të kuptoj që unë vërtet e dua këtë përgjegjësi dhe rolin për t’i përfaqësuar studentët e Kosovës nëpër nivele të larta studentore”, theksoi Çerkini.

Unioni i Studentëve të Kosovës përfshin studentë nga të gjitha universitet e vendit. Parlamenti i këtij Unioni përbëhet nga 51 anëtarë, ndërkaq Krenare Çerkini është ferizajasja e vetme në strukturat e tij.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending