Connect with us

Ferizaj

‘’Comodita Home’’ hap dyqanin në Ferizaj

Published

on

Comodita Home ka zgjeruar edhe më shumë rrjetin e saj me pikën më të re në Ferizaj. Sot në hapësirat e ‘’The Village – Shopping and Fun”në rrugën “Ahmet Kaçiku’’,  është bërë hapja solemne e këtij dyqani.

Menaxherja e “Comodita Home”, Ariana Katana, tha se synojnë që ferizajasve t’u ofrojnë cilësi e çmime të lira, duke theksuar se kërkesat për hapjen e “Comodita Home” në Ferizaj, kanë qenë shumë të mëdha.

“E kemi pa të arsyeshme, madje jemi vonuar me hapjen e pikës në Ferizaj  për shkak se kërkesat e konsumatorëve kanë qenë të shumta gjithmonë kemi pasur pyetje se kur do të vijmë në Ferizaj dhe jemi shumë të kënaqur edhe ne që tani operojmë në Ferizaj, por shpresoj që edhe qytetarët e Ferizajt. Në ‘’Comodita’’ konsumatorët mund të gjejnë gjithçka që u nevojitet për shtëpi, për nderë të hapjes kemi bërë shumë zbritje, shumë oferta, munden konsumatorët me ardh me na vizitu me pa çka ka, ka prej kategorive të gjumit, kuzhinës, banjove, për fëmijë, gjëra të udhëtimit e aksesorë”, tha Ariana Katana.

Drejtori i qendrës “The Village-Shopping and Fun”, Mauro Abruzzese, tha se kjo qendrës do të vazhdoj të sjellë risi për qytetarët ferizajas.

 “Së shpejti do të fillojmë me fazën e dytë, aty do të kemi disa kompani të njohura, IAS, restorante të njohura të peshkut, do të ketë klube, në katin e parë do të jetë i pozicionuar edhe fakulteti i UBT-së me mbi 800 studentë dhe faza  e tretë do të jetë një objekt veçmas ku kati i parë do të jetë i komercializuar sikurse të tjerët me dyqane të ndryshme me brende të ndryshme italiane e botërore që do të jenë surprizë, mandej do të bëhet një MultiCinema, e cila do të bëhet për herë të parë që do të jetë me 4-5 salla të kinemasë me brende të njohura italiane, mandej do të jetë një bar-restorant “Lavaza”, po ashtu do të bëhet FoodCourt që do të bëhet afër KFC dhe ky projekt nuk është i ngjashëm me ato italiane, por është një projekt në vete, projekt shumë kompleks që në Ballkan është në nivelin më të lartë që ekziston”, tha ai.

Drejtues të kësaj qendre thanë se deri më tani kanë dhënë në shfrytëzim më shumë se 16 mijë metra katrorë, kurse deri në shtator të shfrytëzueshme do të jenë të gjitha hapësirat, që në total janë 45 mijë metra katrorë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending