Connect with us

Ferizaj

Hapet panairi i prodhimeve vendore në ‘’Plus Center”

Published

on

Produkte nga më të ndryshmet, prej ushqimit e deri tek ato higjienike, ishin sot të ekspozuara në ambientet e qendrës tregtare “Plus Center” në Ferizaj. Ky panair i prodhimeve vendore, kishte sjellë në Ferizaj një numër të konsideruar të prodhuesve nga shumë komuna të Kosovës, por edhe nga Shqipëria. Të kënaqur për këtë mundësi të pjesëmarrjes, përfaqësuesit e firmave prodhuese shprehnin edhe ankesat për sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

Unë mendoj se prezenca jonë në këtë panair ku janë të ekspozuara produktet vendore është një privilegj, pasi që baca Sylë dhe ‘’Plus Center’’ kanë bërë një iniciativë të mrekullueshme, ndërkaq po jep një shembull të cilin të tjerët duhet ta ndjekin me promovimin e prodhimeve vendore. Ndryshe, prodhuesit vendor çdo ditë po përballen me një konkurrence jolojale, me një import të nivelit  të lartë i cili shkakton telashe në çmim dhe në gjithçka tjetër“, tha Adnan Ibrahimi  nga “Uji Miros”.

“Një përparësi për prodhimet tona që kryesisht janë farëra të imëta, është fakti që ne kemi arritur të eksportojmë edhe në pesë vende të ndryshme kryesisht në skandinavi. Sfida e pengesa ka shumë, por vullneti është që ia vlen mos të ndalesh. Normalisht fillimi është shumë i vështirë, pasi që për të arritur deri tek fitimi merr goxha kohë”, tha Gëzim Boshnjaku nga  “Heyy SHPK” .

“Prej panaireve përfiton edhe prodhuesi, por edhe konsumatori, ne jemi në treg tash e tre muaj, por mund të them se kemi arritur shumë mirë të punojmë, pasi që kemi gjetur treg të mjaftueshëm për t’i shitur prodhimet tona që janë djathi, jogurti dhe kaçkavalli“, tha  Donat Gojani nga qumështorja “Baresha” në Gjakovë.

“Prodhuesit vendor ballafaqohen me një serë problemesh, së pari grantet qeveritare nuk shkojnë në adresë të duhur”, tha Lulzim Isufi nga ‘’Biofruti’’.

Drejtues të Agjencisë Kosovare të Biznesit në Ferizaj, treguan se në bazë të hulumtimeve të fundit, konsiston që në 90 për qind të marketeve në Kosovë shiten produkte të huaja.

“Kjo nuk ka të bëj me qendrën ‘’Plus Center’’ në Ferizaj, prandaj ky është një shembull ideal për t’iu treguar qytetarëve dhe bizneseve që prodhuesit vendor duhet të përkrahen dhe të konsumohen produktet vendore.  Prandaj panairi është në vazhdën e kësaj fryme në mënyrë që çdo ditë në sofrat tona të kemi prodhime vendore dhe në atë formë nxisim dhe e ndihmojmë prodhimin vendor. Pra, këto evente duhet të mbështeten sepse kanë shumë elemente pozitive”, tha Nexhat Hasani.

Në panairin e prodhimeve vendore në “Plus Center” morën pjesë edhe pushtetarë të nivelit lokal dhe atij qendror. Ky aktivitetet u pa nga afër nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt Agim Aliu. Këtu nuk mungoi as deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili njihet për përkrahjen e prodhimeve vendore.

“Deputeti duhet t’i përfaqësoj qytetarët, e qytetarët  kanë interes që ekonomia të jetë me çmime sa më të lira për konsum e me punësim sa më të madh për popullsi. Deputetët duhet ta ngrisin zërin në Kuvend lidhur me këtë gjë, por natyrisht që fjalën vendimtare e ka Qeveria e cila duhet të bëj politika në aspektin ekonomik të tilla që e ndihmojnë prodhuesin vendës, por edhe konkurruesin e padrejtë ia parandalojnë. Atë çfarë po e bën tash e shumë vjet Sylejman Neziri është më shumë e më mirë sesa cilado Qeveri dhe shteti në përgjithësi”, tha Kurti.

Panairi i hapur në “Plus Center”, do të mund të vizitohet edhe gjatë ditës së nesërme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending