Connect with us

Ferizaj

PAI propozon Florim Bajramin për nënkryetar të komuniteteve

Published

on

Në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal të Ferizajt, kryetari Agim Aliu do të propozoj emërimin e nënkryetarit të komunës nga radhët e komuniteteve. Emri i cili do të propozohet për nënkryetar është Florim Bajrami nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, parti kjo e cila e kishte mbështetur Agim Aliun në balotazh për të parin e komunës.

Qazim Rrahmani, nga PAI tha se kryetari i Ferizajt nuk është i obliguar që të emëroj nënkryetarin nga radhët e komuniteteve, por se është vullnet i tij politik, duke shtuar se emërimi i nënkryetarit nga komunitetet nuk është shpërblim për mbështetjen që ia kanë dhënë në fushatë.

“Ky vullnet politik i komunës së Ferizajt për të zgjedhur një nënkryetar shtesë nga radhët e komuniteteve edhe në aspektin kur ne nuk kemi ulëse dhe përfaqësues në asamblenë komunale është mënyra më e mirë e qasjes ndaj komuniteteve për t’iu dhënë të drejtat e tyre të barabarta, normalisht për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Kosovës, ka qenë mjerim që ashkalinjtë nuk kanë pasur ulëse në zgjedhjet e fundit, normalisht kjo ka ndodhë si pasojë e ndarjes politike. Ne e kemi mbështetur programin e zotëri Aliut dhe nuk po themi që tani ky emërim është në kuadër të pazareve politike”, tha Rrahmani.

Rrahmani u bëri thirrje anëtarëve të Kuvendit Komunal që të votojnë pro emërimit të Florim Bajramit në postin e nënkryetarit të komunës, duke thënë se edhe komunitetet pakicë meritojnë përfaqësim dinjitoz nëpër institucione.

“Unë kërkoj nga të gjitha strukturat politike shqiptare që janë të përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Ferizajt të na mbështesin, të na e përkrahin kandidatin tonë, mos t’i shikojnë kahet pozitë opozitë, mos t’i shikojnë ngjyrat politike sepse vërtet komunitetet kanë nevojë për përfaqësim në ekzekutivin e komunës, për shkak se popullata pakicë të ketë qasje më të mirë dhe normalisht edhe të ndihmojë komunitetet për kërkesat dhe hallet që kanë. Unë mendoj se partitë politike shqiptare do ta tregojnë  vetën këtë herë dhe do të tregojnë vullnetin e tyre polik që me u dhënë mundësinë që komunitetet edhe pa përfaqësues në asamble ata të gjejnë mundësinë të votojnë kandidatin tonë Florim Bajrami”, tha Rrahmani.

Ndër vite, nënkryetar komune nga radhët e komuniteteve kanë qenë Danush Ademi, Rexhep Bajrami dhe Asllan Kryeziu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending