Connect with us

Ferizaj

Hartohet projekt-buxheti i vitit 2019, sfidë borxhet

Published

on

Komuna e Ferizajt tashmë ka përfunduar hartimin e projekt-buxhetit për vitin 2019. Në këtë dokument i cili i është dorëzuar kryesueses së Kuvendit Komunal, është paraparë realizimi i projekteve në dobi të qytetarëve të këtushëm. Kështu bëri të ditur kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, duke shprehur edhe njëherë shqetësim për borxhin e trashëguar nga qeverisja e kaluar. Aliu tha se si pasojë e borxheve të mëdha, komunës do t’i duhen edhe 3 vite për t’i shlyer ato.

“Vlera është mbi 30 milionë, është një vlerë e ngritur për shkak të pozicioneve të caktuara që janë ngritur dhe në vazhdimësi ka pasur ngritje të buxhetit, vlera e investimeve kapitale është 10 milionë e 5 mijë, me qarkoren e fundit na kanë shkurtuar paksa në këtë pikë, por ajo që në fakt e ka shkurtuar buxhetin janë kontrata apo obligimet  e bartura, ne me futjen e 66.66% të vlerës së kontratave që i kemi të trashëguara ne e kemi 90%  të buxhetit të kontraktuar për vitin 2019, që do të thotë se edhe përkundër faktit që ne i kemi 90% të buxhetit si kontraktim i bie që edhe në vitin 2020 dhe 2021 ne do të duhet të shlyejmë borxhet në masën prej 33.33 %, por zotimi im është se nuk do të lë asnjë projekt peng të këtij obligimi apo borxhi që kam gjetur, pasi e kam potencuar se unë kam një bashkëpunim të shkëlqyer me kryeministrin dhe ministrat e qeverisë dhe ata qartësisht e kanë kuptuar situatën që gjendet Ferizaj dhe tani më kanë dhënë mbështetje me projekte  konkrete dhe tani kur është faza e rialokimeve të buxhetit në tetor të këtij viti, ku nga mbetjet buxhetore në agjenci të ndryshme të shpenzimeve të buxhetit të Republikës së Kosovës, unë kam biseduar me ministrin që ato mjete të  alokohen dhe të jenë pjesë e shlyerjes së disa obligimeve që janë pjesë e këtyre kontratave”, tha Aliu.

Kryetari Aliu përmendi disa nga projektet që do të fillojnë së realizuar qysh nga shtatori.

“Ka shumë projekte, në radhë të parë do të vazhdohet me projekte që do t’i filloj tash nga shtatori, do të jetë fillimi  i projekteve kryesore të platformës sime qeverisëse që disa kanë qenë skeptik sa i përket projektit “Bashkimi i Qytetit” tashmë jemi në finalizim të kontratës për të nënshkruar që është një projekt që ka vlerën mbi 4 milionë euro, tashmë jemi në proces të përfundimit të tri nënkalimeve të tjera në Varosh, Nikadin dhe te “Plus Market” që po ashtu po besoj të përfundojnë shpejt, po besoj se javën e ardhshme fillojmë ndërtimin e sallës së sporteve, po ashtu projekti Gërlicë-Varosh, sigurisht ka edhe projekte të tjera që i kam dorëzuar në ministri, por nuk do të flasë para se të futen në kode buxhetore, por do të jenë projekte interesante”, tha Aliu.

Sa i përket ndarjes së mjeteve, Aliu tha se në projekt-buxhetin e vitit 2019, rëndësi të veçantë i kanë kushtuar Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe asaj të Bujqësisë.

Më shumë jemi fokusuar që të sigurojmë buxhet shtesë për Drejtorinë e Shërbimeve Publike, për faktin se kemi pasur vështirësi të fatkeqësive natyrore, po ashtu edhe tek Drejtoria e Bujqësisë pasi fermerët e bujqit kanë qenë ata që janë atakuar nga fatkeqësitë natyrore dhe prandaj fouksi jonë i ndarjes së buxhetit ka qenë në këto dy drejtori”, tha Aliu.

U bë e ditur se për projekt-buxhetin e vitit 2019, Kuvendi Komunal i Ferizajt do të diskutojë në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet nga mesi i muajit shtator.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending