Connect with us

Ferizaj

Projekti i shujtave për nxënësit në pikëpyetje

Published

on

Viti i ri shkollor filloi, por kiflet ende nuk u erdhën nxënësve. Ky projekt i cili u kritikua më së shumti nga kjo qeverisje për harxhim të buxhetit komunal, sipas të gjitha gjasave nuk do të vazhdojë më tutje. Drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani, tha se pushtetarët ende nuk kanë vendosur se si do t’ia bëjnë me projektin e shujtave ditore për nxënësit filloristë të shkollave të komunës së Ferizajt.

“Ky projekt ka filluar vitin e kaluar dhe kontrata e operatorit ka qenë deri në përfundimin e vitit shkollor. Do të thotë kontrata i ka skaduar këtij projekti dhe ne nuk e kemi vazhduar më kontratën dhe nuk e kemi ndonjë kërkesë të madhe për të vazhduar tutje, por jemi në proces të kësaj çështje, por se çfarë do të ndodhë ende nuk dihet, sepse do të shohim se si do të koordinohemi me të gjithë akterët”, tha Llabjani.

Llabjani tha se deri më tani kjo kontratë nuk është vazhduar për shkak të shumës së madhe të projektit.

“Ka qenë një kontratë mbi 1 milion e 100 mijë euro dhe si shumë e madhe që ka qenë është e vërtet që e ka dëmtu mjaftë buxhetin e komunës dhe për këtë arsye ne duhet ta rishikojmë me shumë hollësi këtë projekt. Ndryshe, nuk mendoj se është ndonjë humbje politike, pasi që ne jemi duke u përpjekur që të marrim një vendim më të qëlluarin për momentin“, tha Llabjani.

Nga projekti komunal  i shujtave ditore kanë përfituar mbi 10 mijë nxënës të shkollave fillore të Ferizajt, prej klasës së parë deri në të pestën.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending