Connect with us

Ferizaj

Përfundon edicioni i gjashtë i ”FerFilm”

Published

on

Festivali ndërkombëtar i filmit ”FerFilm”, ka përfunduar mbrëmë në Ferizaj.  Në ceremoninë e mbylljes u ndanë çmimet për filmat më të mirë të këtij edicioni.  Filmi më i mirë eksperimental është zgjedhur “TITLE” i Viktor Belanov  nga  Rusia.  Filmi më i mirë i shkurtër dokumentar u zgjodh “A JOURNEY IN SEARCH OF ABUL ARABI” i regjisorit Akram Elbezzawy  nga  Egjipti, filmi më i shkurtër artistik “AT DAWN” i Julien Trauman nga Franca, filmi më i mirë i shkurtër animacion “THE MONK” i Zarko Ivanov nga Maqedonia, ndërsa çmimin special në këtë edicion ka marrë  filmi i regjisorit nga Izraeli, Omri David  i titulluar “PERSONAL MONOLOGUE”.

Producenti i filmit “THE MONK”, Zarko Ivanon nga Maqedonia, u shpreh i lumtur që filmi i tij u zgjodh ndër më të mirët në këtë festival.

‘’Kjo është hera e dytë që marrë pjesë në këtë festival, kam qenë edhe herën e kaluar ku gjithashtu kam marrë një çmim, po ashtu edhe kësaj here e kam marrë një çmim tjetër, ku e falënderoj Sabriun dhe të gjithë ekipin punues për çmimin, mendoj se si herën e parë ashtu edhe të dytën  festivali ka qenë shumë mirë i organizuar, mendoj se nuk ka festivale të voga ose të mëdha ka festivale ku producenti kënaqet dhe dëshiron të kthehet prapë dhe kjo është përvoja ime në Ferizaj”, tha Zarko Ivanon nga Maqedonia

Ndërsa, Sinan Sertel nga Turqia i cili ishte anëtar i jurisë në këtë edicion, tha se është kënaqësi të jesh pjesë e këtij festivali.

“Për herë të dytë po marrë pjesë në këtë festival, herën e kaluar unë isha në garë me animacionin tim. Unë mendoj se është e rëndësishme të bësh shumë vite në këtë festival dhe të jesh pjesë e tij është përvojë e mirë. Është hera e tretë që jam në Kosovë, unë e dua shumë këtë vend dhe shpresoj të vijë edhe në të ardhmen’’, tha ai.

Kurse, drejtoresha e Kulturës Xhemile Murati-Shabani,  tha se ky festival është rasti më i mirë për të promovuar Ferizajn.

“Komuna e Ferizajt ka kënaqësinë që ka partneritet me festivalin ndërkombëtar të filmit ‘‘FerFilm”, unë besoj se do të vazhdoj ky bashkëpunim, unë shpresoj se juria e ka bërë selektimin dhe përzgjedhja e filmave ka lënë përshtypje të mirë tek dashamirët e filmit, po ashtu ne kemi pasur rastin që ta paraqesim identitetin tonë përmes vlerave kulturore, po ashtu ne e kemi paraqitur edhe mikëprritjen tonë tradicionale për të gjithë filmat nga e gjithë bota dhe unë shpresoj që ky partneritet do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, tha Murati-Shabani.

Udhëheqësi i festivalit, Sabri Pajaziti, tha se “FerFilmi” çdo vit e më shumë po  ecë në rrugë të mbarë.

“Besoj se jemi në rrugë të mirë me festivalin, ky është edicioni i gjashtë dhe dalëngadalë po e krijojmë një traditë të rikthimit të vlerave artistike kinematografike në Ferizaj, besoj që deri në vitin e ardhshëm do ta kemi edhe kinemanë edhe dalëngadalë në mënyrë paralele do të zhvillohet edhe më shumë festivali edhe prurja e filmave ndërkombëtar, por pse jo edhe vendor në qytetin e Ferizajt”, tha Pajaziti.

Në edicionin e gjashtë të festivalit ndërkombëtar të filimit “FerFilm”,  gjatë pesë ditëve sa ishte i hapur janë shfaqur mbi 90 filma, në tri kinema të improvizuara.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending