Connect with us

Ferizaj

Musa Emini, 70 vjeçari që i ruan me nostalgji rreth 500 eksponate

Published

on

 

Të gjitha këto eksponate nuk gjenden në muzeun e qytetit, por në shtëpinë e 70 vjeçarit Musa Emini nga Ferizaj, te cilat janë të vjetra deri në 150 vjet. Emini tregon se si ka arritur t’i mbledh dhe t’i ruaj gjithë këto eksponate gjatë këtyre viteve.

”I kam të ruajtura 3 arka të cilat i kanë mbi 120 vite, është përdor nga beglerët kur i kanë marrë nuset, mandej është magjja në të cilën është mbajtur mielli, ka shumë gjëra të vjetra, është një telefon i cili është i ngjashëm me telefonin e Hitlerit, kam një brisk i cili i ka 90 vite, po ashtu i kam të ruajtura shumicën e mjeteve bujqësore që janë përdorur para shumë viteve e mjete të tjera të cilat i ruaj me nostalgji,  unë dy gjëra nuk i kam që kam dëshirë t’i kem në muzeun tim, janë disa llamba që janë përdorur nëpër xehrore dhe një pegëll e cila ka qenë me prush, të tjerat besoj se i kam të gjitha”, tha Emini.

Emini thotë se nga ruajtja e gjërave të vjetra nuk harrohen as traditat shqiptare.

“E kam pasur një dashuri ndaj këtyre eksponateve dhe për me ja fillu e kam pas një mafest të nënës, këmishën, tespi, segi dhe nga aty jam kam nisur që t’i grumbulloj dalëngadalë që 7 vite, shumicën m’i kanë dhuruar, disa i kam gjetur, por shoqëria m’i sjellin më shumë dhe kështu i kam afër 400 eksponate të dhuruara, këto eksponate janë kulturë shqiptare e traditave të vjetra të cilat njerëzit kanë punuar, si enë shtëpiake, orendi, vegla të punës e të tjera”, tha Emini.

Në muzeun e 70 vjeçarit nga Ferizaj, gjenden rreth 500 eksponate.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending