Banka Botërore tërhiqet nga projekti i termocentralit “Kosova e Re”

Presidenti i Bankës Botërore(WB)  Jim Yong Kim, i cili po merr pjesë në punimet e Forumit për Shoqërinë Civile, në Bali të Indonezisë, në një panel rasti ka deklaruar se Banka Botërore është tërhequr nga përkrahja e projektit të termocentralit në Kosovë, dhe se  ky institucion financiar po e shikon mundësinë e përkrahjes së projekteve të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Këtë e konfirmoi me një postim në FB edhe drejtori i rrjetit KOSID, Visar Azemi, i cili po merr pjesë në punimet e këtij forumi botëror të shoqërisë civile.

Leave a Comment

Your email address will not be published.