Connect with us

Ferizaj

IPKO dhuron donacion për gjimnazin ”Dr.Shaban Hashani”

Published

on

16 dyer të reja janë vendosur në gjimnazin “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj, si donacion nga operatori i telefonisë mobile në vend IPKO.

Arianit Duraku, drejtor i shitjes në kompaninë IPKO, tha se ky donacion ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit që kjo kompani ka me komunën e Ferizajt.

“Për hir të relacionit të mirë që kemi me komunën e Ferizajt edhe në të kaluarën kemi pasur projekte të tilla, kemi ndërtuar shkolla, normalisht në kuadër të mundësive që kemi si kompani, investimi i fundit ka qenë në fund të vitit të kaluar ku kemi blerë disa pajisje për QKMF-në e Ferizajt. Edhe kjo kërkesë ka ardhur nga drejtori i Arsimit dhe për hir të partneritetit jemi munduar t’i ndihmojmë, ne jemi prezent në tregun e Ferizajt edhe në komunë jemi të shpërndarë shumë mirë edhe në shërbimet fikse dhe mobile dhe për hir të këtyre zhvillimeve i kemi pru edhe këto investime”, tha Duraku.

Ndërsa, drejtori i Arsimit Afrim Llabjani, tha se këto donacione ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, derisa bëri të ditur se të premtën do të filloj ndërtimi i një shkolle, por nuk tregoi se për çfarë shkolle bëhet fjalë.

Ne jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj IPKO, duke e besuar se ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e tillë, sepse mundësitë e tilla do të na krijojnë hapësirë të mirë për të pasur një proces sa më të rregullt, fatmirësisht komuna e Ferizajt ka bërë hapa për të përmirësuar infrastrukturën shkollore, por shtimi i numrit të popullsisë  dhe numrit të nxënësve që është në vazhdimësi, po krijojnë probleme të vazhdueshme dhe ne si rezultat i kësaj kemi filluar ndërtimin e një shkolle profesionale, do të fillojmë të premtën edhe me një tjetër dhe ndërtimi i këtyre shkollave do të na krijoj hapësirë më të mirë për mbajtjen e mësimit”, tha Llabjani.

Kurse, drejtori i gjimnazit “Dr. Shaban Hashani”, Naser Osmani, tha se ky donacion ka qenë shumë i nevojshëm, duke shprehur shqetësim për mungesën e hapësirës në këtë shkollë.

“Pas një kërkese që kemi pasur në Drejtorinë e Arsimit, pasi kishim disa dyer të klasave të dëmtuara, drejtori na tregoi se është një donacion dhe ramë dakord që të vjen në shkollën tonë, natyrisht që kontribuon në procesin mësimor se pamja e dyerve të dëmtuara ka ndikim tek nxënësit, ndërsa siç dihet nevojë imediate për gjimnazin “Dr.Shaban Hashani” është hapësira shkollore, mungesa e hapësirave na krijon vështirësi në punën tonë, duke filluar nga salla e profesorëve, ku salla është me 8 karrige, ndërsa në një ndërrim janë 22 profesorë, po ashtu edhe këtë vit janë shtuar dy paralele të reja, për njërën paralele kemi pasur hapësirë, ndërsa për tjetrën paralele e shfrytëzojmë hapësirën e shkollës së mjekësisë”, tha Osmani.

Vlera e 16 dyerve të vendosura në gjimnaz, kap shumën e rreth 2500 eurove.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending