Connect with us

Ferizaj

Tahiri: Emërimi i ministrit nga Ferizaj i domosdoshëm

Published

on

Emërimi i një ministri nga Ferizaj në Qeverinë Haradinaj, po del të jetë meritë e deputetit Labinot Tahiri, i cili para një muaji kishte kërcënuar me dorëheqje nga posti i deputetit nëse nuk ndodhë një gjë e tillë. Tahiri thotë se nga komuna e Ferizajt është dashur të jetë një ministër qysh moti, meqë është kontribuesja më e madhe në arkën e shtetit.

“Ajo që nuk është bërë që 19 vite është bërë për një vit, unë kam qit flakë për goje me qenë një ministër nga Ferizaj. Ferizaj ka korporata të mëdha që  janë taksapaguesit e parë të vendit dhe del kryeministri e presidenti krenohet me to, por kur krenohet duhet edhe me dhanë për këtë vend, se ne nuk jemi qytet që ia duam të keqen Kosovës dhe duhet të dinë që Ferizaj është zgjidhje për Kosovën. Për emërimin e ministrit përkrahjen e kam pasur nga kryeministri Haradinaj, por edhe presidenti Behgjet Pacolli të cilin e falënderoj pasi nuk ka qenë e lehtë për të me i ndërru ministrat. Ferizaj nuk është i përfaqësuar në qendër as 5%, imagjinoni sa punëtorë ka RTK-ja, ndërsa janë të punësuar aty 5 persona të Ferizajt, kjo është e dëmshme, pra unë e kam pasur përkrahjen për ministër nga Haradinaj dhe Pacolli, ndërsa këta të Ferizajt munden vetëm me uru”, tha Tahiri.

Tahiri theksoi se ka pasur kërkesa që ai vet të emërohet në këtë pozitë, mirëpo largimi i tij nga posti i deputetit do të ndihmonte në rrëzimin e Qeverisë.

“Kanë pasur dëshirë njerëzit, por e kam parasysh që me dalë unë si deputet vjen i LDK-së dhe rrëzohet Qeveria. Unë jam deputet që i kam sjellur 20 mijë vota AKR-së, poashtu jam njëri ndër njerëzit që është formu kjo Qeveri me votën time dhe këto kanë qenë sfida për mua, por unë uroj që Ferizaj të ndriçoj, sepse Ferizaj nuk është vetëm me marrë vota edhe në fund tepsijën me marrë me vete”, tha Tahiri.

Deputeti Tahiri, thotë se ashtu siç ka insistuar për emërimin e Ekrem Mustafës në postin e ministrit, njëjtë do të insitoj nëse ai nuk i kryen me dinjitet obligimet që ka marrë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending