Aktakuzë për tentim vrasje ndaj të ekstraduarve nga Mali i Zi

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet  B.Z. dhe G.H.

“I pandehuri B.Z. me datë 22 prill 2018, në Ferizaj me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin-miturin V.G. duke shtënë me armë në drejtim të tij, me ç ‘rast ka kryer  veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” kurse i pandehuri G.H., ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Ferizaj.

Sipas këtij njoftimi,  të akuzuarit që nga koha e kryerjes së veprës penale kanë qenë në arrati dhe me datë 12 dhjetor 2018 janë ekstraduar nga Mali i Zi për në Republikën e Kosovës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.