Connect with us

Ferizaj

Auditori i Brendshëm me rekomandime për kryetarin e komunës

Published

on

Komiteti i Auditimit të Brendshëm i komunës së Ferizajt, i funksionalizuar më 2 nëntor të këtij viti, i cili ka për qëllim ofrimin e këshillave për menaxhimin e buxhetit, i ka rekomanduar kryetarit të komunës që të reflektoj karshi disa rekomandimeve.

“Si rekomandim i parë që ne japim për kryetarin e komunës është që të bëhet regjistrimi i saktë i të gjitha pronave komunale dhe të bëhet vlerësimi i tyre, arsyeja pse është ky rekomandim është se shumë prona komunale nuk kanë vlerë dhe nuk mund të vlerësohen dhe të regjistrohen në pasqyrat financiare të komunës. Rekomandimi i dytë ka të bëj që të bëhet rivlerësimi i pronave private nga ana e Drejtorisë së Financave dhe ne rekomandojmë kryetarin e komunës që të bëhet një rivlerësim i pronave private të qytetarëve, të ngritet baza mbi të cilën rriten  edhe të hyrat vetanake nga faturimi, pasi kemi raste që në qendër të qytetit ku një pronë private e cila ka vlerë të tregut 400 mijë euro, fatura për tatimin në pronë i lëshohet 100 mijë. Rekomandim tjetër është që të krijohet një sistem informativ i kontabilitetit në Drejtorinë e Financave”, tha Medain Hashani.

Hashani, përmendi edhe disa rekomandimet të tjera të cilat kryetari i komunës duhet t’i ketë parasysh në  vitin 2019.

“Rekomandim tjetër është që të kërkoj nga Drejtoria e Urbanizmit që në tre mujorin e parë të vitti 2019 për inkasimin e të arkëtueshmeve për lejet ndërtimore të lëshuara me këste dhe në rast të mosinkasimit të këtyre të arkëtueshmeve të revokoj ato leje ndërtimore dhe të inicoj procedurat përmbarimore. Rekomandim tjetër është të merret një vendim për ndërtimin e një strategjie për mbledhjen e llogarive të arkëtueshme ku qytetarët dhe bizneset i kanë borxh komunës sonë, ku vetëm në fund të vitit 2017 llogaritë e arkëtueshme të cilat i kanë qytetarët ndaj komunës janë mbi 8 milionë. Rekomandaim tjetër është që të rishqyrtohen kontratat me qira për pronat komunale dhe të merret për bazë vlera e tregut. Rekomandim që duhet ta ketë kryetari është që të planifikoj një strategji për analizimin e të gjitha detyrimeve kontigjente për të gjitha kontestet që i ka komuna e Ferizajt, kemi raste që komunën e kanë paditur shumë dhe ato mund të shaktojnë pasiguri buxhetore, kështu me këtë stategji do eliminohej një kolpas buxhetor”, tha Hashani.

Hashani tha se për vitin 2019 kryetari i komunës duhet të kërkoj nga Zyra e Prokurimit që të ketë parasysh përmbushjen e rekomandimeve që i jep Auditori i Jashtëm.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending