Connect with us

Ferizaj

Nis punën Kuvendi i të Rinjëve

Published

on

Të rinjtë ferizajas sot kanë themeluar Kuvendin e tyre, që do të udhëhiqet nga Vanesa Sadriu, e cila, pas një procesi zgjedhor, arriti të marrë 30 vota të kuvendarëve të rinj.
Vanesa si kryetare e re e Kuvendit të të Rinjve, tha se ajo ka disa objektiva që synon t’i arrijë përmes këtij kuvendi, të themeluar për herë të parë në Ferizaj.


“Jam shumë e lumtur që sot deputetet e kuvendit të rinjve të Ferizajt më kanë emëruar kryetare e këtij kuvendi dhe shpresoj që besimin që e kanë pasur në mua do u’a kthej me shumë punë e dinjitet. Kam mendu me pas një plan- program vjetor të punës, ku kemi me pasur së paku një aktivitet në muaj, këto aktivitete kanë me pasur për baz ngritjen dhe fuqizimin e të rinjve për pjesmarrje  gjithashtu edhe ligjin për rini, që me u njoftë puna vullnetare si përvoj pune”,tha Sadriu.

Kastriot Luma, Kryetar i Kuvendit të Rinjve të Kosovës, tha se formimi i këtij kuvendi, do ketë ndikim në zgjidhjen e disa problemeve tek të rinjtë, e posaqërisht tek proceset vendimarrëse.

 “Këta të rinj, në Ferizaj por edhe në gjitha komunat e tjera,  kanë një rol pothuasje përmbledhës të të gjitha aktiviteteve rinore,  duke u munduar që përmes aktiviteteve që ata i bëjnë dhe përmes aktiviteteve që do të ketë,  do të përfaqësojnë interesat e tyre në institucione. Po besoj që ky organizëm do arrijë t’i gjejë të gjitha ato probleme që janë ndoshta më thelbësore për rininë e Ferizajt, dhe përmes këtij kuvendi do arrijnë me i zgjidh problemet që i kanë të rinjtë” tha Kastriot Luma.


 Kuvendi i të Rinjëve gjeti mbështetjen edhe nga institucionet e Ferizajt, pasiqë sipas tyre, të rinjtë tani kanë një adresë ku mund t’i shprehin problemet e veta.  


‘Në Ferizaj, është për herë të parë ky kuvend, dhe ne jemi të kënaqur që po themelohet ky kuvend, do të ketë edhë përkrahjen tonë, dhe do të kemi një bashkëpunim të mirë me ta, ne do të përkrahim çdo ide të tyre” tha me këtë rast Kristina Gashi -Bytyqi, kryesuese e Kuvendit Komunal të Ferizajt.

“Në si komunë e kemi obligim që ti mbështesim inciativat dhe aktivitetet e tyre, dhe dihet që në Ferizaj ka shumë aktivtete vullentare dhe humane dhe ne kemi obligim edhe moral ti mbështesim, po ashtu kemi obligim që ti mbështesim edhe me infasrtrukturë, ku ju mundëson atyre që ti zhvillojn aktivitete ” deklaroi Xhemile Murati-Shabani, Drejtoreshë e kulturës, rinisë dhe sportit.
Kuvendi i të rinjve të Ferizajt që u themelua sot numëron 42 asambleistë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending