Connect with us

Ferizaj

Ela me mantel të bardhë

Published

on

Po ngjitet shkallëve të ordinancës, për të ardhur në vizitë të rregullt tek  stomatologu.  Por, 18 vjeçaren Eloida Alija nga Ferizaj,  e cila është e prekur me sindromën down, aty po e pret një befasi.
  Në ordinancën “Briliant Dent”, Eloidën e befasuan familjarët dhe miqtë e saj, të cilët  ishin mbledhur aty, porse akoma nuk dihej arsyeja. Befasia më e madhe për Elën ndodhi kur pronari i ordinancës, stomatologu Burim Buzhala, i solli asaj një mantel të bardhë së bashku me një letër. Kjo letër me siguri se kësaj zonjushe do t’ia ndryshojë jetën përgjithmonë.  
Ishte kjo kontrata e punës për Eloidën, e cila tashmë nuk po mund të përmbahej nga gëzimi.  Pasi nënshkroi dokumentin juridik të punësimit, Ela mantel- bardhë, i përshkruan ndjenjat me rastin e punësimit të saj të papritur:

“Kam emocione, nuk e kam ditur për këtë befasi, jamë shumë  e lumtur, gjithmonë kam pas dëshirë të jem mjeke” – thotë 18 vjeçarja nga Ferizaj.

Sot  ishte një ditë gëzimi edhe për Indirën,  nënën e Eloidës, e cila plot me emocione e përshkruan këtë iniciativë të stomatologut Buzhala, duke treguar se këtë befasi e kishte mbajtur në fshehtësi, dhe se Ela nuk e ka ditur se sot do të ishte dita e parë e punësimit të saj si infermiere:

“Hera e parë erdhëm për një kontroll dhe doktori filloi ta pëlqej Eloidën, dhe një ditë më thirri në telefon dhe më tha që po dua ta punësoj Eloidën. Ai moment  ka qenë gëzim i veçantë për familjen tonë. Është moment që nuk e kemi përjetuar asnjëherë. Ajo është shumë e lumtur nuk e ka ditur deri sot, ka shumë emocione por po shihet se ia ka dalë” – tha Indira Alija, nëna e Eloidës.

Alija, shprehet me kritikë ndaj institucioneve, pasiqë sipas saj, kjo kategori ka mbetur e papërfaqësuar në sistemin publik të punësimit, mirëpo shpresë e madhe për ta mbeten personat e guximshëm dhe njerëzit e mirë sikurse doktor Buzhala:

“Jeta është shumë sfiduese për personat me nevoja të vecanta, por më e keqja është se nuk kemi asnjë përkrahje nga shteti, jeta është shumë sfiduese, por ne po mundohemi me i tejkalu të gjitha, përderisa ka persona të mirë si doktor Burimi. Ky le të jetë një mesazh për të tjerët, që kështu veprohet me personat me nevoja të veçanta, që duhet t’i ndihmojnë, e jo ti injorojnë. Kjo është ndjenja më e mirë, as që e kam menduar se Ela do të punësohet, por ja që nga një njeri i mirë mu ofrua kjo mundësi” shtoi e ëma e Elës.

Nëna e vajzës me sindromën Down, thotë se personat e kësaj kategorie janë të aftë për punë dhe se ata mund t’ia dalin në jetë:

“Nuk është turp të keshë në familje një person me nevoja të veçanta, është tmerr nga shteti që nuk na përkrahin asnjëherë, pse jo me qenë kjo kategori edhe në poste publike sepse dijnë si t’ia dalin dhe munden, por ndoshta në ditët në vijim do të reflektojnë.  Kjo ngjarje sot është një mesazh i mirë për të gjithë,  dhe ky mesazh le të mirret nga doktor Burimi i cili nuk e ka bërë për emër por me zemër” tha Alija.

Pronari i ordinancës “Briliant Dent”, Burim Buzhala, me pak fjalë u shpreh se është privilegj që do të ketë Eloidën  në staf:

 Ndjehemi shumë të privilegjuar që e kemi Elën pjesë të stafit tonë, kjo është një punëtore shumë e  zellshme dhe me buzëqeshjen e saj vetëm dashuri do t’u sjellë pacientëve, kështu që do ta kemi nderin ta kemi asistente” – u deklarua stomatologu zemërgjerë Burim Buzhala.

Eloida do të punojë çdo ditë nga dy orë në ditë, kurse kontrata e punës të  cilën ajo e nënshkroi me  ordinancën “Briliant Dent” është e përhershme dhe në pajtim me Ligjin e Punës në fuqi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending