Connect with us

Ferizaj

Autostrada “Arbën Xhaferi” nga sot “on-line”.

Published

on


Pas 5 vitesh të punës intenzive me një kosto prej afro 700 milionë Eurosh, në Han të Elezit u mbajt ceremonia e lëshimit në punë autostradës ”Arbën Xhaferi”, një gjiganti infrastrukturor të Kosovës, rrugë e cila afron edhe më shumë Kosovën me Maqedoninë dhe me vendet e tjera të rajonit. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në fjalimin e tij të rastit para kolegëve të tij nga rajoni, tha se Kosova po ec guximshëm me infrastrukturë,dhe kjo autostradë do t’i jep pamje të re rajonit, ashtu sikurse pritet ti jep edhe autoudha e Dukagjinit, ndërtimi i së cilës pritet të nis së shpejti.

Kjo rrugë na afron me njëri tjetrin dhe na bashkon me Evropën. Kjo i jep një pamje të re jo vetëm Kosovës, por dhe rajonit. Shpresoj që bashkë me mikun tim, Zoran Zaev  së bashku të takohemi në anën tjetër për të përuruar pjesën e Maqedonisë së Veriut. Janë pare të taksapaguesve, dhe ju garnatojmë se është bërë kujdes që ky investim të jetë në përputhje me obligimet ligjore. Kemi pasur pak pengesa, por kemi realizuar qëllimin, nuk jemi ndalur, pasi është njëra nga veprat më të bukura në Ballkan”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërsa në fjalën e tij kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili ishte prezent në këtë ceremoni, tha se madhështinë kësaj vepre infrastrukturore po ia jep emri i intelektualit të madhë Arbën Xhaferi.

Autostradën të cilën po e përurojmë sot, mban emrin e të madhit Arbën Xhaferi, njërit nga personalitet tona më të shquara që nga pavarsimi i vendit tonë. Njëri nga personalitet e shquara që dha kontribut të madh për ndërlidhjen dhe bashkimin e regjionit që përbëhet nga vende të pavarura të cilat respektohen mes vete, që ndajnë bashkarisht të kaluarën në emër të së ardhmes së përbashkët evropiane.  Kjo artiere moderne rrugore nga sot po bëhet pjesë e sistemeve të autostradave  që e bëjnë regjionin tonë më të ndërlidhur, më të afërt  dhe më miqësor. Kjo autostradë  do të jetë nyje qarkullimi   që do të mundësojë shkëmbin e shpejtë, të sigurt dhe të drejtpërdrejtë të mallrave dhe njerëzve, duke  forcuar pozitën e Kosovës në mesin e top 20 vendeve me qarkullimin më të madh me Maqedoninë e Veriut“, tha në fjalimin e tij kryeministri maqedono-verior Zaev.

Kurse Kryeministri malazez Dushan Markoviq tha se projekte të tilla tregojnë vizionin e një vendi për të ardhmen e tij.

Mali i Zi i gëzohet këtij projekti, sepse pos që do ta afrojë Malin  e Zi me Kosovën, kjo autrostradë  do ti afrojë  edhe qytetarët e Maqedonisë dhe të Kosovës me Malin  e Zi. Pra, ky projekt krijon mundësi të reja të përafrimit edhe është projekt për gjeneratat e së ardhmes” – u shpreh kryeministri Markoviq.

Në inagurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnnet, tha se ndërtimi i kësaj rruge, dëshmon  përkushtimin dhe bashkëpunimin e kompanive amerikano-turke për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, bashkëpunim ky që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen tha Kosnnet.
Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës  ka vendosur të bëjë ndërhyrje shtesë në autostradën “Arbën Xhaferi”, duke shtuar edhe kyçjet e reja të Ferizajt dhe Vitisë, si dhe një mbikalim i ri në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, punë që do të realizohen në vitin 2020.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending