Connect with us

Ferizaj

Të plagosurit Ndrecaj i caktohet paraburgimi njëmujor, familja e mohon vrasjen

Published

on

Erdhi në pushime për të renovuar shtëpinë, por sot ai gjendet në paraburgim, i cili do t’i zgjasë të paktën një muaj.  Për mërgimtarin Nuhi Ndrecaj nga Komuna e Shtimes, mëngjesi i djeshëm do të mbetet i paharruar, meqenëse grabitës të armatosur e plagosën në këmbë, familjes së tij ia plaçkitën mbi 20 mijë Franga, e njëri nga të dyshuarit për grabitje mbeti jashtë oborrit pa shenja jete. Sipas familjes Ndrecaj, grabitësi ishte lënduar në ikje e sipër, kur kishte kërcyer nga ballkoni i shtëpisë 5 katëshe, me ç’rast pak metra më larg kishte ndërruar jetë, duke mohuar se  vëllezërit Ndrecaj e kishin rrahur të dyshuarin për vdekje. 

Sipas hetuesisë dhe gjithëve këtu që kanë qenë, luftë e madhe është zhvilluar në dhomën e tij, ku dhe ai ka qenë fjetur, por Nuhi Ndrecaj ka arritur të ikë nga dhoma dhe ka kërcyer nga ballkoni, ndërsa aty poshtë i ka dalur në pritë një hajn tjetër dhe e plagos në këmbë. Më pas, hajnat i vihen mas dhe kërcejnë, të gjithë përndjekësit kanë arritë  të ikin, ndërsa njëri nga ta ka mbetë i lënduar, ndërsa Nuhiu  fshihet në një pjesë dhe kërkon ndihmë, deri sa vie dhe vëllau tjetër. Kjo le të kuptohet se grabitësi ka vdekur nga përplasja e ballkonit,  pasi njëri nga miqtë e mi është hallëligsht dhe tjetri ishte i plaguar”, tha Bedri Salihaj, dhëndërr i Ndrecajve.

 Hasan Ndrecaj, babai i vëllezërve që dyshohen se e kanë vrarë personin F.G nga Prishtina,  shprehet i revoltuar sepse  përveç asaj që njëri djalë i ka mbetur i plagosur me armë zjarri nga vjedhja e armatosur,  djemtë e tij po mbahen në polici të dyshuar si vrasës.

Djali ka ardhur, e ka pas lanë punën në gjysmë ka ardhur me vazhdu , ka punu deri 11 të natës, ka shku ka ra në dhomë të vet dhe i kanë hi hajnat mbrenda, është kacafytë me ta pastaj e ka thirrë vëllaun e dytë. Avnia ka shku atje se cka ka ndodhë nuk e di, në dhomë djali një plumb e ka në këmb  dy plumba i kanë gjetë aty. Nuk është e drejtë me i marrë, e kanë mbrojtë vendin e vet”, tha Ndrecaj.

Në mbrojtje të vëllezërve Ndrecaj sot kanë dalë edhe disa qytetarë të Shtimes, të cilët ishin mbledhur në oborrin e Komunës së Shtimes, duke kërkuar lirimin e Ndrecajve, të cilët ishin edhe cak i grabitjes së armatosur. Policia e Kosovës është vënë  në ndjekje të tre grabitësve të tjerë, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes, duke marrë me veti edhe paratë e vjedhura.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending