Connect with us

Ferizaj

Vjen për pushime, bëhet për mjekim nga pluhuri

Published

on

Është një rrugë e rëndësisë së madhe për qarkullim alternativ nëpër qendër të Ferizajt, një rrugë që mban emrin e dëshmorit “Tahir Sinani”. Por për shërbimet komunale të Ferizajt, si duket, mirëmbajtja e kësaj rruge nuk është në prioritet.    Për këtë flet balta që flen mbi të gati disa javë, duke e lënë këtë  rrugë të shëmtuar , dhe që e merr pamjen e një shtegu malor në mes të qytetit . E gjurmët e baltës na sjellin tek punishtja e projektit “Bashkimi i Qytetit” (B. i Q.)

Përderisa banorët e Ferizajt janë pajtuar me këtë gjendje, kjo po del të jetë e papranueshme për mërgimtarin Mustafë Mustafa, i cili ka ardhur për pushime në vendlindje.  Por, ai thotë se me tu kthyer në Francë, është i detyruar që të shkojë tek mjeku i syve, meqë pluhuri i këtushëm po i’a dëmton sytë.  Ai ankohet se ecja nëpër qytet  edhe këpucët e reja i bën të duken të vjetruara, sikur të ishin të para disa dekadave.

Unë jetoj në Francë, po këtu edhe për sy është keq për mua, se kur po çohet pluhuri po duhet me shku te mjeku atje menjëherë. E kam shtëpinë pak ma poshtë, derisa të shkoj atje, krejt pluhur. E në Francë nuk i pastroj kurrë, i blej e shkoqen e nuk i pastroj hiç. Në Francë ma e fshine është rruga se shtëpia, e këtu mos vet valla“, u shpreh  mërgimtari Mustafa.

Kurse një punonjës i një autolarjeje në këtë rrugë, prapa kamerës tha se ka muaj që nuk ka parë ndonjë automjet duke e pastruar këtë rrugë.

“Na pengon shumë, duhet kjo rrugë me u pastru çdo mbrëmje e në mëngjes, por kjo a është pastru një herë në vit ajo”, tha punëtori i autolarjes.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Ferizaj, Arben Halili,  përmes telefonit deklaroi se shërbimet komunale çdo ditë po e pastrojnë rrugën “Tahir Sinani”, mirëpo ajo prapë po bëhet me baltë shkaku i punimeve në  projektin “Bashkimi i Qytetit”. Autoritetet komunale të Ferizajt ende nuk kanë bërë të ditur nëse inspektorati i kësaj komune ka shqiptuar ndonjë gjobë për baltosjen e rrugës “Tahir Sinani”, e cila në kohë të vizitave nga mërgimtarët , ka një frekuentim të shtuar të automjeteve dhe këmbësorëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending