Connect with us

Sport

Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit mbahen garat në Ping-Pong

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve të “Javës Evropiane të Sportit” që po mbahet këto ditë në Kosovë, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, janë mbajtur garat në ping-pong. Duke folur per rendesine e kesaj ngjarje sportive, kryetari i Federates se Ping-Pongut te Kosoves, Nehat Çitaku e cilësoi te rëndësishme pjesëmarrjen e ping-pongistëve ne “Javen Evropiane te Sportit” meqe sipas tij, sporti na bën të ndihemi evropianë.

“Kosova përmes sportit tregon që fizikisht është në Evropë pavarësisht qe ende nuk jemi pjese e saj mirepo me aktivitete te tilla shprehim edhe njehere e deshmojmë se edhe ne jemi pandaresisht pjese e Evropes kur do te jemi pjese e saj edhe zyrtarisht“, u shpreh Nehat Çitaku, Kryetar i Federatës së Ping-Pongut të Kosovës.

Kastriot Orana, pergjegjes per marrëdhenie me jashte i Federates së Ping-Pongut te Kosoves, tha se kjo Federate ka  marredhenie te mira me simotrat e veta nëpër botë.

“Federate a e ping-pongut eshte federata e pare e pranuar nderkombetarisht qysh nga viti 2003, keshtu qe nga pranimi i federates sone ne arenen nderkombetare FPPK ka qene aktivisht pjesemarrese neper garat evropiane dhe boterore keshtu qe neve kemi marrëdhenie ITTF, si dhe me EUTT e cila eshte Unioni Evropian i Ping-Pongut, po ashtu qendrojme shume mirë edhe ne MTTU e cila eshte unioni mesdhetar dhe unioni ballkanik ku ne unionin mesdhetar e kemi edhe kryetarin e federates sone  z. Nehat Çitaku ku eshte nenkryetar i unionit mesdhetar“, tha ai.

Lojtarë nga klubet e pingpongut, qytetarë e përfaqësues nga Shoqata e Shurdhmemeceve te Kosoves, u shprehën të kënaqur me kete aktivitet sportiv, pasiqë sipas tyre, sporti jep energji pozitive.

“Jam e kenaqur me pjesemarrjen dhe ftesen qe me bene klubi per çdo lloj aktiviteti perfshire edhe aktivitetin e BeAktiv per qka jemi ketu sot“, theksoi Samire Jupolli, perfaqesuese e Shoqates se Shurdhmemeceve te Kosoves.  

“Si qytetare po mendoj qe eshte shume e rendesishme edhe per krejt qytetaret e Kosoves qe te merren sa më shume me sport, sa më shume me aktivitete , shoh nje fryme e re qe eshte duke ardhë ne shoqerine tone per me u  marre me sa ma shume me sport edhe po medoj qe sa ma shume mundesi me pas qe per me me qene te perfshire ne çfaredo lloj aktiviteti sportiv, jo vetem per shendetin, poe edhe per mireqenien dhe per nje energji pozitive ne shoqerine tone”, tha Gresa Statovci, qytetare.

Në fund të garës, Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit të Kosovës, ndau nga nje mirënjohje per pjesemarresit më aktiv në këtë aktivitet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Kosova mbetet e 102-ta në ranglistën e re të FIFA-s

Published

on

Në ranglistën e re të FIFA-s, të publikuar sot, përfaqësuesja e Kosovës në futboll mbetet në pozitën e 102-të, me 1205 pikë.

Kjo pasi në dy ndeshjet miqësore të muajit mars “Dardanët” fituan me rezultat 1:0 kundër Armenisë në Jerevan, ndërsa pësuan humbje nga Hungaria me rezultat 2:0 në Budapest.

Bazuar në rezultatet e fundit, përfaqësuesja e Shqipërisë ka rënë për dy pozita dhe aktualisht gjendet në pozitën e 66-të me 1375 pikë.

Ranglistës së FIFA-s edhe më tej i prinë Argjentina, pasuar nga Franca në pozitën e dytë kurse në vendin e tretë është ngritur përfaqësuesja e Belgjikës.

Continue Reading

Kosovë

Historike për boksin e Kosovës – Donjeta Sadiku kualifikohet për Lojërat Olimpike Paris 2024

Published

on

Donjeta Sadiku e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

Donjeta e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për Paris.

Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi “biletën” për lojërat olimpike “Paris 2024”.

Continue Reading

Kosovë

Franco Foda emërohet trajneri i ri i Kosovës

Published

on

Franco Foda është trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Ai u prezantua nga Federata e Futbollit të Kosovës gjatë konferencës së sotme për media.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se Foda

Trajneri  57-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me FFK. Foda për shumë vjet drejtoi kampionin e Austrisë, Sturm Grazin, pastaj ekipin gjerman Kaisterslautern ndërkaq nga viti 2018 deri më 2022, ishte trajneri i ekipit kombëtar të Austrisë, me të cilin arriti kualifikimet në Evropianin e vitit 2020.

Foda pritet të debutojë te Kosova më 22 mars, në ndeshjen miqësore kundër Armenisë në Yerevan.

Continue Reading

Trending